Lyrical Son ka qenë pjesë e intervistës së shkurtër me pyetje pikante në “Prive”. Pa komplekse dhe i hapuar para mikrofonit të emisionit, Festimi, i njohur nga publiku me emrin e rtit “Lyrical Son” ka treguar shumë gjëra interesante.
Ndër to ishte se nuk e ka marrë malli për jetën si beqar, pasi shtëpinë e tij nuk e sheh si “ujk” madje ai është shumë i lumtur me Gresën, bashkeshorten e tij, e prandaj më shumë ka dëshirë të jetë pranë saj, sesa “dostave”.
Në anën tjetër ka treguar se në fillimet e lidhjes, bashkëshortja e tij ka qenë xheloze kur bashkëpunonte me këngëtare femra. Tashmë ai dhe partnerja e tij janë prindër të dy fëmijëve dhe janë mjaft të lumtur.