Madonna kritikon filmin që duan të bëjnë për rininë e saj.
“Kush do të tregojë jetën time është thjesht një sharlatan”
“Ambicia Blonde” është titulli i filmit i shkruar nga Elyse Hollander, ish-drejtor asistent i Alejandro Inarritu në “Birdman”. Filmi është një referencë mbi jetën e këngëtares në fillim të viteve ’80 me detaje nga biografia e saj. Por me sa duket divas së famshme nuk i pëlqen që të jenë të tjetër të flasin për jetën e saj pa përfshirjen e saj.
“Askush nuk e di atë që unë e di dhe atë çfarë kam parë” – shkruan ajo. “Vetëm unë mund të tregoj historinë time. Çdokush tjetër që dëshiron ta bëjë, është vetëm një budalla dhe një sharlatan”.
Titulli i referohet një prej momenteve të rëndësishme të historisë së Madonna-s. “Blond Ambition World Tour” i vitit 1990, është një nga turnetë më të mëdha në karrierën e saj. I fokusuar në albumin “Like A Prayer”, ky tur ishte një shfaqje epokale, që shkoi përtej një koncerti klasik që i afrohet një muzike të vërtetë në katër akte.
Jeta e Madonna-s, 58 vjec, është vetëm e saj dhe asnjë nuk mund ta tregojë. Ylli i muzikës pop ka mohuar publikisht, me një postim në Instagram, “Ambicia Blonde”, filmin që po përgatitet për kohën e fillimit të karrierës së saj.