Magnezi, për çfarë është i domosdoshëm dhe ku ta gjejmë

Magnezi eshte nje mineral i domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.

Magnezi është elementi i cili merr pjesë në më shumë se 300 reaksione biokimike të nevojshme të trupit. Ai është një mineral i cili mund të merret në mënyrë shumë të thjeshtë nga dieta ushqimore.

10 ushqimet me te pasura me Magnez

Bimet me gjethe jeshile dhe arrat nuk jane te vetmet ushqime te pasura me magnez dhe klorofil. Shikoni edhe keto ushqime shume te pasura me kete mineral, te cialt mund t’i futni ne dieten tuaj.

(Sasia e rekomanduar ditore per meshkujt eshte 400 miligrame dhe per femrat 310 miligrame)

  1. Spinaq — 1 filxhan: 157 mg (40% e vleres ditore)
  2. Pazi — 1 filxhan: 154 mg (38% e vleres ditore)
  3. Fara kungulli — 1/8 filxhan: 92 mg (23% e vleres ditore)
  4. Kos — 1 filxhan: 50 mg (13% e vleres ditore)
  5. Bajame — 30 grame: 80 mg (20% e vleres ditore)
  6. Fasule te zeza — ½ filxhani: 60 mg (15% e vleres ditore)
  7. Avokado — 1 mesatare: 58 mg (15% e vleres ditore)
  8. Fiq — ½ filxhani: 50 mg (13% e vleres ditore)
  9. Çokollate e zeze — 1 cope: 95 mg (24% e vleres ditore)
  10. Banane — 1 mesatare: 32 mg (8% e vleres ditore)

Ushqime te tjera qe permbajne magnez jane edhe salmoni, kariander, shqemet (arra indie), djathi i dhise dhe angjinaret.

Lexoni edhe: Ndiheni e lodhur? Mbase ju mungon magnezi

4 menyra se si magnezi na ndihmon shendetin

  • Eshtë suplementi numër 1 për sëmundjet kardiovaskulare: Shkencëtarët kanë bërë shumë kërkime dhe kanë dalë në përfundimin se magnezi ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
  • Eshtë rregulluesi i tensionit të gjakut: Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, pasi frutat janë një burim kryesor i magnezit.
  • Eshtë kurues për diabetin: Shkencëtarët tregojnë se magnezi është një stabilizator i diabetit, pasi ai aktivizon insulinën duke mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.
  • Ndihmon trajtimin e pagjumesiseMagnezi ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të rënda psikike. Paniku, stresi, ankthi dhe depresioni lidhet me mungesën e magnezit dhe marrja e këtij suplementi.

femra-moderne.com