Majlinda Kelmendi është shpallur kampione Europe në sportin e xhudos në Kampionatin Evropian të xhudos i cili u zhvillua në Kazan të Rusisë.
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo.
Kampionia e botës e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.
Kjo është hera e dytë që 24 vjeçarja shpallet kampione Europe. Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi do te marre nga shteti rreth 20 mijë euro.
Majlinda Kelmendi ka lindur në qytetin e Pejës, Kosovë dhe filloi te merrej me xhudo në vitin 1999.
Xhudistja kosovare ka zene vendin e pare në botë ne disiplinene e xhudos në grupin e peshave -52 kilogram në vitin 2013. Një vit më vonë, ajo fitoi medaljen e artë në te dyja kampionatet:, edhe ate Europian, edhe ate Boteror (European Judo Championships dhe World Judo Championships).
Në vitin 2014, ajo u bë xhudistja e parë nga Kosova që fitoi Kampionatin Botëror. Ajo ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike.