Makarona flutur me qofte djathi mocarela
Koha e pergatitjes: 20 minuta Gatimi: 15 minuta Veshtiresia: E lehte
Perberesit per 4 persona:
- 320 gr makarona flutur
- 1 thelpi hudher
- vaj ulliri
- 100 gr domate qershi
- kripe, piper
- gjethe borziloku te fresketa
Per qoftet me mocarela:
- 250 gr djathe mocarela ne topa te vegjel
- 1 veze
- miell
- therrime buke
Menyra e pergatitjes:
- Ne fillim pergatisni salcen e makaronave. Shtypni dhe grini nje thelpi hudher dhe hidheni ne tigan me pak vaj ulliri. Lani dhe printi ne dysh domatet e vogla dhe shtojini ne tigan, duke i perziere edhe me kripe, piper dhe ca gjethe borziloku.
- Tani pergatisni qoftet e mocareles. Kalojini ne pak miell, pastaj mbi veze te rrahur dhe ne fund ne therrime buke. Skuqini pak ne vaj te nxehte, vendosini mbi nje leter kuzhine qe te thithni vajin e tepert dhe lerini te ftohen.
- Zieni makaronat. Zieni al-dente makaronat flutur dhe perzijini me salcen dhe topthat e mocareles. Ju befte mire!
Pasi ta provoni na tregoni pershtypjet tuaja.