Makarona me karkaleca, gati per 15 minuta

Makarona me karkaleca eshte nje pjate shume e shijshme, mbi te gjitha per ata qe i pelqejne produktet e detit. Eshte nje recete e shpejte dhe perben nje vakt te shkelqyeshem per familjen tuaj, aq me teper kur koha nuk ju premton. Ja se cfare ju nevojitet dhe se si ta pergatisni.

Përgatitja: 5 minuta
Zierja: rreth 10 minuta
Për racion: 470 kalori; 12 g yndyrna (2 g prej të cilave janë të ngopura); 67 g karbohidrate.
Përbërësit për 4 persona: 350 g makarona të thata petë; 3 lugë gjelle vaj ulliri; 3 thelpinj hudhre, prerë hollë; pak spec i kuq i thatë; 350 g karkaleca deti të gjallë; lëkura dhe lëngu i ½ limoni; 2 lugë gjelle salcë domatesh; 4 lugë gjelle majdadoz i grirë.

  • Ziejini makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të valuar, aq minuta sa këshillon paketimi.
  • Ndërkohë, hidhni gjysmën e vajit në një tigan. Kaurdisni hudhrën dhe specin për 3-4 minuta, derisa të bëhen të kuqerremta.
  • Shtoni karkalecat e detit dhe skuqini derisa të bëhen rozë.
  • Kulloni makaronat dhe shtoni vajin e mbetur të ullirit, lëkurën dhe lëngun e limonit, salcën e domateve, majdanozin dhe karkalecat e detit. Kriposini dhe piperosini. Përziejini mirë. Shërbejini menjëherë të shoqëruar me djathë parmixhano të sapogrirë.

 Keshilla:  Nëse nuk gjeni karkaleca deti të gjallë, përdorni karkaleca deti të ngrirë. Shtojini gjatë kaurdisjes së hudhrës dhe skuqini për 1-2 minuta.

Miell, vezë, ujë, një majë kripë dhe forcë krahu. Ja se si kane lindur le fettuccine, ndoshta lloji i makaronave më të njohura në botë. Keto makarona kanë kaluar neper shekuj duke ju pershtatur tradites dhe ndryshimeve ne gatim.

femra-moderne.com