Makarona me speca e salsiçe

Recetat e gatimit me makarona jane te pafundme. Me perberes te ndryshem mund te arrini te krijoni pjata nga me te shijshmet. Kesaj radhe do ju propozojme makarona fusili te shoqeruar me speca te pjekur dhe salsice. Specat piqini ne furre me vaj ulliri dhe ruajini ne kavanoza me vaj dhe thelpinj hudhrash. Keshtu mund t’i perdorni sa here te doni edhe per receta te tjera. Sipas rastit, ne vend te salsiceve mund te perdorni suxhuk. 

Përgatitja: 5 minuta
Skuqja: rreth 10 minuta
Për racion: 720 kalori; 39 g yndyrna (15 g prej të cilave janë të ngopura); 75 g karbohidrate.

Përbërësit për 4 persona:

  • 300 g makarona spirale;
  • 6 salsiçe (ose suxhuk) të një cilësie të mirë, pa lëkurë;
  • 1 qepë e madhe, grirë hollë;
  • 290 g speca te pjekur te ruajtur ne kavanoz;
  • 20 g borzilok, i grirë trashë;
  • 1-2 lugë gjelle lëng limoni.

Menyra e gatimit:

  1. Ziejini makaronat në një tenxhere me ujë të valuar, sipas udhëzimeve në etiketë.
  2. Copëtojini trashë salsiçet dhe hidhini në një tenxhere të madhe së bashku me qepën. Kaurdisini për 10 minuta, derisa të bëhen të kuqerremta. Shtoni specat, borzilokun dhe 1 lugë gjelle leng limoni.
  3. Kulloni makaronat, duke ruajtur nja 2 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe rihidhini në tenxhere. Shtoni salcën e salsiçeve dhe lëngun e mbetur të limonit. Përziejini mirë dhe shërbejini menjëherë.

Këshilla:

Përgatisni dyfishin e salcës së mësipërme dhe ngrijeni gjysmën. Shkrijeni një natë më parë dhe ngroheni pak gjatë kohës që ziejnë makaronat.

femra-moderne.com