Ky eshte makijazhi i duhur sipas moshes tuaj.
Për çdo moshë ka truke të veçanta, që ndihmojnë të dukesh më e re dhe më e ndritshme! Ne do t’ju tregojmë sekretet
30 vjeç – koha për eksperimente
Problemet e bukurisë vijnë nga moslyerja mirë e fytyrës dhe jo nga mosha. Kjo riparohet lehtë.
Fytyra. Puçrrat e stresit, hijet e zeza përreth syve mbas një nate të gjatë… Me një ton të mirë do të zhduken të gjitha! Nga një natë pa gjumë fytyra merr një pamje jo dhe aq të bukur!
Sytë. Gjatë ditës më e thjeshtë me një makijazh të lehtë ngjyrë kafe dhe me pak laps. Gjatë darkës nxirrni më në pah sytë duke përdorur nuancat e errëta!
Buzët. Ngjyrat do t’i përshtatni sipas natyrës suaj! Cila ngjyrë nuk ka rëndësi! Të gjitha janë të lejuara!
Ekstra. Për kohën e festave ngjyra të lehta dhe me shumë shkëlqim! Lapsa apo tone me ngjyrë të hapur dhe me shumë shkëlqim ose edhe me xixa që mund t’i vendosni në pjesën e poshtme dhe të sipërme të syrit. Pjesën e sipërme të syrit me penel të zi dhe lyerja të jetë sa më e trashë!
40 vjeç – Mini makijazh perfekt!
Me një makijazh të lehtë mund të zhduken shumë thjesht rrudhat.
Fytyra. Hijet poshtë syve të mbulohen patjetër! Kujdesuni mirë që ngjyra e tonit të jetë pothuajse e njëjtë me ngjyrën e lëkurës; të mos jetë e errët! Do të ishte ideale sikur toni të ishte me shkëlqim.
Sytë. Pjesa e sipërme e syve të lyhet me ngjyrë metalike. Më mirë do të ishte një përzierje me 2 tone ngjyrash të përafërta. Qerpikët të lyhen pak dhe jo trashë!
Buzët. Si një buzëkuq i hapur, po ashtu edhe shkëlqyesit do t’ju shkonin shumë!
Ekstra. Lyerja e mollëzave do t’ju jepte një fytyrë të shndritshme! Gjatë ditës rozë e hapur dhe gjatë darkës ngjyra të forta.
50 vjeç – Të fitosh pikët e humbura
Sy të lyera mjaftueshëm do të fshehin difektet e moshës.
Fytyra. Këshillohet sa më shumë kremëra për të freskuar sa më shumë fytyrën dhe sa më pak ton!
Sytë. Vendosni pak krempudër për lekurë të njëtrajtshme. Përgjithësisht për gratë e kësaj moshe nuk këshillohet të përdorin tone me ngjyra të forta, mbase me ndonjë ngjyrë të hapur. Qerpikët të lyhen trashë!
Buzët. Këshillohet të përdoren ngjyra të lehta dhe ngjyrat që hyjnë tek familja e ngjyrës rozë!
Ekstra. Gjatë mbrëmjeve do të ishte mirë po të lyenit vetëm një pjesë të syrit; pjesën e hijes (në pjesën e poshtme dhe të sipërme të syrit) me një ngjyrë të errët. Pjesën tjetër me kafe të hapur.
60 vjeç – Arritja e qëllimit pa operacione!
Fytyrë me krem, ngjyra të ëmbla për sytë dhe një laps buzësh kanë të njëjtin efekt si një lifting.
Fytyra. Përdorni kremëra gjatë natës dhe tone gjatë ditës në mënyrë që t’ju mbulohen rrudhat.
Sytë. Të jenë sa më pak të lyera. Kurse qerpikët të lyhen sa më trashë që të jetë e mundur.
Buzët. Këshillohen të përdoren ngjyra të forta, të theksuara dhe me shkëlqim!
Ekstra. Nëqoftëse keni ndonjë mbrëmje ju këshillohet të përdorni një buzëkuq ngjyrë të kuqe të ndezur. Për fytyrën pak ton me shkëlqim.