Marina dhe Getoari zbulojnë datën e martesës

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kane vendosur te martohen

Pas nje lidhje prej rreth dy vitesh dy personazhet e njohur te showbiz-it shqiptar kane vendosur te martohen.

Showgirl Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi po bëhen gati për dasmën e tyre, e cila do te mbahet këtë verë. Pa dyshim qe dasma do të jetë madhështore, ashtu sic pritet te jete nga keto dy personazhe.

Per më tepër që tani Marina ka më shumë kohë te merret me detajet dhe organizimin e dasmes, për shkak të largimit nga emisioni që drejtonte. Sipas ‘Panorama’ moderatorja simpatike ka kërkuar largimin nga  ‘Proçesi Sportiv’ pikërisht për shkak të kërkesës që i ka bërë Getoari. Edhe pse nuk e ka bërë ende zyrtare, ishte Xhejmsi Dervishi ajo që i shtoi këto zëra kur deklaroi në një intervistë se është në bisedime për të zëvendësuar Marina Vjollcën.

Prej kohesh Getoari i drejtohet Marines me emrin “My wife” (gruaja ime) dhe shume shpesh njerezit kane supozuar se te dy jane martuar ne fshehtesi.

https://www.instagram.com/p/BPGS40WgcGG/?taken-by=ghettogeasy

femra-moderne.com