Markat luksoze të orave sjellin smartwatch

Markat luksoze të orave  zvicerane, hyjnë në botën e smartwatch

Në sallonin Baselworld 2017, gjiganti i orave Fossil Group njoftoi se do të marrë pjesë me një numër të lartë orash inteligjente që rrjedhin nga markat kryesore që janë të lidhura me kompaninë, mes të cilave gjejmë Diesel, Armani, DKNY, Kate Spade, Michael Kors dhe sigurisht Fossil.

Te ndara ne dy kategori

Orat do të ndahen në dy kategori kryesore, e para përbëhet nga pajisjet që kanë sistem operativ Android Wear, i dyti nga ora hibride që kanë funksione smart.

Modelet më interesate janë Diesel, Emporio Armani dhe dy modelet Michael Kors Access Grayson dhe Sofie. Sigurisht dhe modelet më të fundit Fossil Q Venture dhe Q Explorist, që sipas kompanisë do të jenë orat inteligjente më të lehta me sistem Android Wear.

Në kategorinë e dytë gjejmë ora që ushqehen nga bateri tradicionale, me një stil më klasik dhe funksione mekanike. Por do të kenë disa funksione smart për të marrë njoftime të ndryshme dhe për të monitoruar aktivitetin fizik.

Për fat të keq, Fossil nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të dhënat teknike dhe datat e daljes në treg të gjithë këtyre pajisjeve që me siguri do të shfaqen para se te mbyllet viti 2017.

Klikoni ketu per te pare disa nga orat smart te Fossil dhe cmimet e tyre.

femra-moderne.com