Masazhi i fytyres qe heq rrudhat

Rrudhat mund te rrallohen deri ne zhdukje nese ju e nisni ditën me këtë gjimnastikë. Pervecse tonifikon fytyrën tuaj, ky masazh eshte edhe humorndjellës.

rrudhat1Çrrudhni qepallat

Me gishtat tregues, ushtroni një presion të lehtë në bordurën e jashtme të qepallave. Mbyllini shumë fort sytë, derisa të ndjeni vibrime në qepalla. Mbajeni pozicionin për 20 sekonda, pastaj lëshojeni.
– Përsëriteni 3 herë.


rrudhat5Zgjoni të gjithë muskujt

Më këmbë, para pasqyrës, hapeni shumë gojën dhe shqiptoni shumë herë zanoret, duke i tepruar lëvizjet e nofullës dhe duke vazhduar gjithnjë e më shpejt.
– Praktikojeni për 2-3 minuta.


rrudhat6Forconi mjekrën

Kaloni një dorë nën mjekër, me pëllëmbën e orientuar nga toka, pastaj shtyjeni nofullën e lëvizshme për nga poshtë, duke bërë rezistencë me gishta. Mbajeni pozicionin për 20 sekonda, pastaj lëshojeni.
– Përsëriteni 3-4 herë.


rrudhat3Tonifikoni qafën

Tërhiqeni lehtas kokën prapa dhe mbështetini pëllëmbët e duarve në qafë, nën mjekër. Ngadalë, rrëshkitini pëllëmbët deri te dekolteja, duke ushtruar një shtypje të lehtë me gishta.
– Përsëriteni 3 herë, duke filluar gjithmonë nga lart.


rrudhat2Shtrini ballin

Vendosini majat e gishtave në të dyja anët e ballit, në rrënjët e flokëve. Ushtroni shtytje të vogla, ndërkohë që i rrëshkisni gishtat pak nga pak përgjatë ballit deri te gropa e tëmthave.
– Përsëriteni 2 herë.


rrudhat4Lehtësoni borsat e syve

Vendosni majat e gishtave nën sy, nga të dyja anët e hundës, duke shtypur lehtësisht. Ruajeni pozicionin 2-3 sekonda, pastaj lëshojeni.
– Përsëriteni 10 herë.


rrudhat7Aktivizoni qarkullimin

Vendosini pëllëmbët e duarve mbi faqe. Ngjituni ngadalë drejt mollëzave, pastaj, me lëvizje rrethore (nga mollëzat te veshët, pastaj drejt pjesës së poshtme të fytyrës), masazhohuni në mënyrë energjike.
– Praktikojeni për 1-2 minuta.

Një ritual i vogël mëngjesor

Kjo gjimnastikë fytyre prej 5-6 minutash shtrin lëkurën, favorizon qarkullimin e gjakut dhe qetëson fytyren tuaj. Praktikojeni pas pastrimit të makijazhit dhe para kremit.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search