Maska natyrale bukurie: rregullat dhe udhëzimet e nevojshme

Maska natyrale bukurie: rregullat dhe udhëzimet e nevojshme

Receta të vërteta bukurie, për të pastruar, ushqyer, për të zbardhur ose hidratuar lëkurën e fytyrës sipas nevojave. Sekreti? Vitaminat, sheqernat, oligoelementet dhe kripërat minerale të ndodhura në produktet natyrale, që nëpërmjet strukturës kompakte të maskës arrijnë të depërtojnë me ngadalë dhe në shtresat më të thella të lëkurës.

Rregullat

  • Para se të aplikoni maskën, është e rëndësishme ta pastroni thellësisht lëkurën e fytyrës nga çdo papastërti.
  • Ideale është të bëni “një banjo me avull”: mbushni një legen të vogël me ujë të nxehtë dhe, duke e mbuluar kokën me peshqir, vëreni fytyrën mbi avull për 5-10 minuta. Lëkura pastrohet në thellësi, stimulohet qarkullimi sipërfaqësor dhe poret zgjerohen, kështu që i përthithin më mirë principet aktive të ndodhura në përbërësit e ndryshëm.
  • Tërhiqini prapa flokët me një rrip flokësh, në mënyrë që të mos ju shqetësojnë.
  • Aplikoni maskën, duke filluar nga faqet dhe duke vazhduar mbi ballë, tëmtha dhe mjekër, pa harruar qafën. Gjatë aplikimit të maskës, shmangni zonën rreth buzëve dhe syve, ku lëkura është më delikate dhe kërkon trajtime specifike.
  • Shtrijeni maskën shpejt e shpejt, në mënyrë që maska të mos trashet para se të ketë mbaruar aplikimi.
  • Qëndroni shtrirë dhe lëreni maskën të veprojë për 10 minuta, duke i dhënë vetes mundësinë për t’u qetësuar, ndoshta dhe duke dëgjuar një muzikë të ëmbël në sfond.
  • Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe tamponojeni me delikatesë me peshqir.
  • Prisni të paktën 20 minuta para se të trukoheni, në mënyrë që fytyra të riekuilibrohet dhe principet aktive të përbërësve të ndryshëm të veprojnë.

Përfitime të shumta

  • Maskat janë një trajtim bukurie plot përfitim, sepse realizohen në mënyrë që t’u japin mundësi substancave ushqyese që të veprojnë ngadalë deri në shtresat më të thella të lëkurës.
  • Në krahasim me hidratuesit ose xhelërat që depërtojnë menjëherë nëpërmjet poreve, maskat forcohen pak nga pak, duke formuar një shtresë të qëndrueshme dhe kompakte. Në këtë mënyrë, poret qëndrojnë në kontakt më gjatë me kremin, duke vazhduar përthithjen e principeve aktive me ngadalë, derisa ata të arrijnë shtresat më të thellë të lëkurës.
  • Maska është një trajtim intensiv bukurie, që e ushqen në thellësi lëkurën dhe mundëson përfitimin e shumë të mirave, të qëndrueshme në kohë.
  • Pra, është mirë që ta lëmë si një kurë “të veçantë”, që mund ta bëjmë jo më shumë se një herë në javë, për të mos e kongjestionuar së tepërmi lëkurën.

 Udhëzimet për përdorim 

  1.  Shmangni përdorimin e produkteve të tilla, si jogurt dhe fruta, që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në frigorifer: mund t’i kenë humbur principet aktive për shkak të kohës së gjatë dhe të ftohtit.
  2. Frutat dhe perimet e përdorura duhet të jenë të lara shumë mirë, në mënyrë që të eleminohen substancat kimike të depozituara mbi lëkurën e tyre.
  3.  Pasi t’i keni përgatitur, maskat duhet të përdoren menjëherë, në mënyrë që të mos humbasin efikasitetin e principeve aktive.

 femra-moderne.com