Maske me uje orizi per t’u dukur 10 vjet me e re

Tashme i njihni te mirat qe uji i orizit i fal lekures. Orizi eshte nje burim i shkelqyer i acidit linoleic dhe skualenit, nje antioksidant i fuqishem qe nxit prodhimin e kolagjenit ne lekure. Skualene gjithashtu mbron lekuren nga demtimet prej rrezeve te diellit, shkaktare per krijimin e rrudhave. Nga ana tjeter, sasia e larte e gamma oryznol dhe vitamina E ndihmojne ne shendetin e zemres dhe uljen e kolesterolit.

Orizi ka aftesi te mrekullueshme edhe per rinimin e lekures dhe kjo recete eshte e mire per zbutjen  e rrudhave dhe per ta bere lekuren te ndritshme.

Maske me uje orizi per t’u dukur 10 vjet me e re

  • 3 luge oriz
  • 1 luge qumesht
  • 1 luge mjalte

Pergatitja:

  • Pasi te zieni orizin, kullojeni dhe ruajeni vecmas ujin e zierjes.
  • Shtoni qumeshtin e ngrohur tek orizi dhe perziejeni. Pasi ta keni perziere mire e mire shtoni mjaltin.
  • Aplikoni masken ne fytyren e pastruar mire dhe lereni te thahet. Hiqeni masken dhe shpelajeni fytyren me ujin e orizit.
  • Perseriteni te pakten nje here ne jave qe te filloni te dalloni ndryshimin ne lekuren tuaj, per t’u dukur 10 vjet me e re.

Nje maske tjeter kunder rrudhave

Perberesit:

  • 1 dore oriz
  • 1 luge mjalte
  • 2 luge kos

Pergatitja:

  • E veme orizin ne nje tas dhe i hedhim uje sa te mbulohet. E leme nje nate te tere.
  • Te nesermen e bluajme ne mikser, pastaj shtojme mjaltin dhe kosin.
  • Bluajeni mire derisa te perfitoni nje mase homogjene.
  • Aplikojeni masen mbi fytyren e pastruar mire.
  • Mbajeni rreth 30 minuta me pas shpelajeni me uje te ftohte.
  • Perseriteni nje here ne jave.

https://recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page/te-mirat-e-ujit-te-orizit/

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search