Me takë të lartë të hollë, sportive, me dru, balerina, me majë, me gisht: më thuaj çfarë këpuce mban, të të them se çfarë problemi do të keni me shendetine kemeve, po edhe si mund ta zgjidhni
Me takë të lartë të hollë
- Problemi: Shkakton dhembje në tabanin e këmbëve dhe në pulpa.
- Zgjidhja: Një shtrojë me xhel që ta vendosni në pjesën e përparme të sandales.
Sportive
- Problemi: Nëse i vishni përditë mund të zbrujë lëkurën.
- Zgjidhja: Përdorni një krem me efekt pudre, si ai me alga dhe mente.
Me dru
- Problemi: Eshtë më lehtë të rrezikosh shtrëmbërimin klasik të kaviljes.
- Zgjidhja: Ndërhyni me anti-malcues dhe akull. Por nëse dhembja zgjat për 3 ditë bëni një radiografi.
Balerina
- Problemi: Shumë peshë në taban mund të shkaktojë dhembje dhe malcim.
- Zgjidhja: 2-3 herë në javë vishni këpucë me taka.
Me majë
- Problemi: I vishni shumë shpesh? S’do t’ju mungojnë thonjtë e futur në mish dhe kallot.
- Zgjidhja: Bëni banjë këmbësh çdo natë dhe përdorni produkte specifike për të eliminuar kallot.
Me gisht
- Problemi: Tani janë shumë në modë, por mund t’ju bëhen flluska mes gishtit të madh dhe tjetrit pranë.
- Zgjidhja: Këtu ju shpëton një leukoplast.