Edhe kesaj rradhe mediat serbe kanë gjetur një “provokacija” te Edi Rama. Mjaft vëmendje ka tërhequr kravata që kishte zgjedhur kryeministri në këtë takim, por jo per faktin se ishte me shumë lule dhe ngjyra te ndezura, jo, jo!
Pergatiti Rea Hyseni
Edi Rama njihet prej vitesh për mënyrën e veçantë në veshje. Për këtë të fundit është diskutuar nga mediat serbe pas shfaqjes në Forumin për Sigurinë në Beograd ku prezent ishte edhe homologu serb Aleksandër Vuçiç.
Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth. Sipas tyre kjo kravatë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur. Gazeta shkruan se ka pyetur edhe një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme. Dragomir Acoviç shprehet se, kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.
“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”,- shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit.
Tjeter gje që ra në sy ishin këpucët që kishte zgjedhur. Edhe pse i veshur me kostum, Rama poshtë kishte mbathur atlete në vend të këpucëve serioze.