Mendoja se nuk do bija kurre me ne dashuri pas divorcit me Mandin, por duke qene ende e re, thash t’i jepja vetes edhe nje mundesi…
“Historia ime me Mandin, ai që u bë bashkëshorti im, filloi në bankat e shkollës. Që atëherë ne ishim një çift dhe, pak nga pak, lidhja jonë u bë shumë e rëndësishme. Të dy ishim të bindur që e jona ishte nje dashuri që do të zgjaste përgjithmonë.
Gjatë viteve të universitetit e vumë në provë dashurinë tonë me një bashkëjetesë që do të paraprinte martesën. Pas diplomimit u martuam. Unë kisha filluar punë, ndërsa Mandi, që ishte inxhinier filloi menjëherë punë në dyqanin e të atit. Ishim me fat dhe ishim të vetëdijshëm për këtë. E shijova atë qetësi për disa vjet. Kishim edhe dy fëmijë, Klevin dhe Lean. Kur, befas, gjithçka ndryshoi. Fëmijët e mi ishin njëri 7 vjeç dhe vajza 5 kur im shoq e humbi toruan për një vajze qe punonte ne dyqanin e tij. Shtëpia jonë u kthye në ferr: debate, zënka, të qara. Fëmijët vuanin shumë dhe unë isha kaq e tronditur nga kjo situatë sa nuk arrija të qetësohesha. Mandi iku nga shtëpia dhe kërkoi divorcin.
U ndjeva e shkatërruar: e kisha ndërtuar jetën time me Mandin, e gjithë bota ime ishte e lidhur me të. Papritmas u gjenda e vetme dhe e çrrënjosur. I kisha fëmijët, por nuk kisha projekte e as pika referimi. Më kushtoi shumë, si kohë dhe energji, për të rifituar njëfarë ekuilibri. Dhe kur dola nga ajo gjendje i premtova vetes që nuk do dashurohesha më dhe do t’ua kushtoja jetën vetëm fëmijëve të mi.
Ngaqë doja që ata të rriteshin të qetë, bëja të pamundurën për t’i ndjekur në shkollë dhe për të qëndruar në kontakt me mësuesit. Dhe ishte pikërisht mësuesja e Klevit që më paralajmëroi. “Ka qenë gjithmonë një fëmijë i gjallë, por tani po bëhet shumë agresiv” më tha. “Ka nevojë të shkarkojë energji”.
Të shkarkonte energji? Ai shkonte në stërvitje…në ç’mënyrë mund ta ndihmoja për të shprehur emocionet e tij? Fillova te mendoja, kur më erdhi në mendje një lajmërim që kishte nxjerrë shkolla: një mësues muzike bënte një kurs baterie. “I zhurmshëm por shumë i përshtatshëm” i thashë vetes. Në fakt, im bir u apasionua shumë pas kësaj gjëje dhe profesori i tij, Albi, ishte shumë i prerë për muzikën.
“Klevi ka talent, mendoj se duhet t’ia shtojmë orët e mësimit”, më tha një ditë. Kështu fillova ta njihja Albin, mesuesin, gjithnjë e më mirë: ishte i zgjuar, i njerëzishëm dhe shumë komunikues. Klevi linte kokën pas tij dhe unë ndihesha rehat me të. Jo vetëm se Albi dinte të dëgjonte me një ndjeshmëri të rrallë, por mbi të gjitha sepse, edhe pse fliste pak, rrezatonte energji pozitive. Me të, koha kalonte shpejt; dhe megjithëse s’ishte i bukur, ushtronte tek unë një tërheqje gjithnjë e më të fuqishme. Kur Klevi mbushi 9 vjeç, me sugjerimin e Albit, i dhurova atij një bateri. Atë natë e ftuam Albin për darkë. Ishte një mbrëmje kaq e gëzueshme! Ndërsa po darkonim, fëmijët bisedonin, Albi qeshte me ta dhe… m’u duk sikur ishim një familje. Pas darkës, fëmijët shkuan të loznin dhe unë po ngrihesha nga tavolina, kur Albi më ndaloi, duke e marrë dorën time midis të tijave. “Prit” më tha duke më parë në sy. “Sonte i kam bërë një premtim vetes: nuk dua të dal prej këtej pa të thënë që… por ti e ke kuptuar, apo jo?” më tha duke buzëqeshur.
Shtanga në vend. Mendoja: a mund t’i zija përsëri besë një burri? Pashë Albin: goja e tij buzëqeshte, por sytë ishin seriozë, të sinqertë dhe të mbushur nga një pasiguri e lehtë. E kishte seriozisht, e kuptova, dhe do të bënte çmos që të mos më zhgënjente. Pa e kuptuar as vetë, fillova të qeshja edhe unë.
Nuk mund të hiqja dorë nga mundësia për të dashuruar përsëri. Jo pa e provuar, të paktën…
“Po, e kam kuptuar” pëshpërita. “Edhe unë besoj se të dua…”
Ka shume qe mendojne se nuk eshte e drejte per nje grua me femije te nisi nje histori te re dashurie pas divorcit. Problemi qendron tek femijet, pasi nuk dihet se si do i trajtoje njerku. Nga ana tjeter, cdo grua, si cdo burre ka te drejte te jetoje jeten dhe pse jo, te provoje perseri te dashuroje. Ju cfare mendimi keni rreth kesaj ceshtje? Presim komentet tuaja me poshte…