Mengjesi i pershtatshem gjate stines se vjeshtes

Fruta te stines, vitamina dhe ushqime probiotike jane disa nga keshillat per t’u perballur me vjeshten qe ne fillim te saj…

Nuk do reshtim kurre se perserituri, qe mengjesi eshte shume i rendesishem. Ndihmon organizmin te zgjohet, te marri kalorite e nevojshme per te nisur diten dhe mbi te gjitha garanton t’ju mbaje te ngopur deri ne orarin e drekes. Por jo vetem kaq. Mengjesi eshte shume i rendesishem edhe per ata qe duan te dobesohen apo duan te qendrojne ne forme. Te hash sapo zgjohesh ndihmon metablizmin dhe favorizon funksionimin korrekt te tij. Po tani, do deshironit disa keshilla se si te keni mengjesin perfekt te vjeshtes?

Hani mengjes brenda 30 minutash nga zgjimi

Nese doni te ndihmoni metabolizmin qe te zgjoje organizmin, dieta e “supermetabolizmit” – aq shume e dashur ne Hollywood – sugjeron qe te konsumoni mengjesin sapo te zgjoheni.

Zgjidhni ushqime te mira

Zgjimin ne vjeshte mund te behet i veshtire, ndonjehere edhe traumatik. Por nese e dime qe ne tavoline na pret dicka e shijshme, me siguri qe do na ndihmoje te ngrihemi nga krevati.

Forconi imunitetin

Fillon periudha e virozave, gripit, ftohjes, prandaj eshte nje nevojshmeri te forconi imunitetin. Ndonjehere mund t’ju nevojiten edhe suplemete shtese qe do t’ju ndihmojne te fuqizoni imunitetin dhe te formoni nje mur mbrojtes kunder viruseve dhe bakterieve. Vitaminat e ndryshme, por edhe kosi ju vijne ne ndihme.

Mos harroni vitaminat

Vitaminat jane thelbesore nese doni te luftoni semundjet e stines. Frutat e stines nuk duhet te mungojne cdo mengjes.

Rendesia e frutave te thata

Per t’i shtuar ne pjaten e mengjeseve tuaja. Yndyrnat e frutave te thata jane shume te rendesishme dhe te nevojshme per organizmin tone.

Reduktoni sheqernat

Duke patur parasysh qe, per te qene mire me shendet duhet te hani mire, mund te shijoni mengjese te shijshme edhe pa e tepruar me sheqernat.

Konsumoni qumesht ose kos

Jane ushqyer perfekte per te shoqeruar dritherat ose biskotat.

Doza e duhur e energjise

Ngrenia e mengjesit eshte e nevojshme per te perballuar diten. Me uljen e temperaturave dalengadale eshte e nevojshme edhe te shtoni kalorite.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search