Ky eshte nje shembull menuje javore per femijet. Ne te perfshihen ushqime te shendetshme dhe mjaft te shijshme. Mengjesi dhe mesvaktet nuk eshte e thena te jene cdo dite ndyshe.
Te mbyllur ne shtepi me femijet gjate karantines me duhej te pergatisja te gjitha vaktet per ta dhe shpeshhere fantazia dhe kreativiteti nuk ishte ne lartesine e duhur. Pervec kesaj, me duhet t’i nihmoja me detyra, te beja edhe punet e mia dhe shpeshhere vinte dreka dhe une akoma s’i kisha vene emrin. Per kete mendova te kerkoja nje menu per femije (te cilen mund ta ndiqja edhe vete). U futa ne internet dhe gjeta kete menu javore ne faqen cosedamamme.it dhe vendosa ta perkthej edhe per ju. Ka disa ushqime qe femijet e mi nuk jane mesuar t’i konsumojne (ndoshta as femijet tuaj), por ja vlen t’i provosh, t’i besh pjese te tavolines. Them kete sepse duke i pare vazhdimisht ne tavoline disa gatime, femijet do mesohen dalengadale dhe do fillojne t’i konsumojne. Ju mund te beni ndryshimet qe pelqeni ne kete menu, e rendesishme eshte te ruani shumellojshmerine e produkteve.
- Mengjesi: Kos + drithera ose qumesht + buke e marmelate
- Mesvakt: Nje frut, ose nje panine e vogel, ose nje fete krostate, ose ndonje biskote e bere vete
E hene:
- Dreka: Makarona me salce, nje biftek i holle shoqeruar me kungulleshka.
- Darka: Supe me leng perimesh dhe makarona supe (perimet te jene te bluara) dhe nje djathe kremoz (tip djathe bebe ose nje luge philadelphia)
E marte:
- Dreka: Makarona petka me qiqra (si supe), kontorno me finok au gratin
- Darka: Gjoks pule me patate te ziera, sallate jeshile
E marte:
- Dreka: Makrona me domate dhe borzilok, peshk gjuhez, patellxhane furre
- Darka: Supe me bishtajore dhe drithera te perziera (e gjeni pako te gatshme ne supermarket), spinaq te tiganisur
E enjte:
- Dreka: Makrona me fasule, qofte me perime, sallate me domate
- Darka: Omelete me kungulleshka, pazi e tiganisur me domate, ullinj dhe buke
E premte:
- Dreka: Oriz me bizele, karota dhe kunguj gatuar ne avull
- Darka: Proshute e pjekur, kungull vjeshte i pjekur ne furre au gratin (me therrime buke dhe ereza) dhe buke
E shtune:
- Dreka: Makarona me pesto, qofte pule dhe perime skare
- Darka: Supe krem perimesh, merluc au gratin i pjekur ne furre
E diel:
- Dreka: Lazanja me salmon, lulelaker me limon dhe vaj ulliri
- Darka: Thjereza me domate, buke, sallate e perzier