Menyra me e thjeshte per te gatuar brinje derri me salce barbekju
Perberesit:
- 1 kg brinje derri
 - 1 luge gjelle pluhur hudhre
 - 1 luge gjelle piper i bluar
 - 2 luge gjelle kripe
 - 1 filxhan salce barbekju (*Nese doni ta beni vete salcen, mesoni receten me poshte)
 
- Koha e pergatitjes: 30 minuta
 - Kaha e gatimit: 1 ore e 30 minuta
 - Koha totale: 2 ore
 
Menyra e gatimit:
- Vendosini brinjet ne nje tenxhere. Mbulojini me uje, shtoni hudhren, piperin dhe kripen.
 - Zieni brinjet e derrit derisa mishit e zbutet.
 - Parangrohni furren ne 170 grade C.
 - Kullojini brinjet dhe vendosini ne nje tave. Siper brinjeve hidhni salcen e barbekjuse.
 - Mbulojeni taven me leter alumini dhe piqini brinjet e derrit ne furren e parangrohur per 1 ore e 30 minuta.
 

*Receta per salcen e barbekjuse
Nese deshironi mund ta bleni te gatshme ne market, por shume thjeshte mund ta pergatisni edhe vete, sipas kesaj recete:
Perberesit
- 2 filxhane ketchup
 - 1 filxhan uje
 - 1/2 filxhan uthull molle
 - 5 luge gjelle sheqer kaf
 - 5 luge gjelle sheqer
 - 1/2 luge gjelle piper i sapobluar
 - 1/2 luge gjelle pluhur qepe
 - 1/2 luge gjelle mustarde
 - 1 luge gjelle leng limoni
 - 1 luge gjelle salce soje
 
Menyra e pergatitjes:
Ne nje tigan perzieni te gjithe perberesit. Pasi te marre vale, ulni zjarrin dhe lereni te zieje. Gatuajeni pa e mbuluar dhe perziejeni vazhdimisht per 1 ore e 15 minuta.

Përbërësi i fundit shoqërues: Një Coca-Cola e ftohtë akull.