Menyra me e mire per te pjekur geshtenjat (VIDEO)

Secili ka menyren e tij per te pjekur geshtenjat, edhe pse ato me te perhapurat jane zierja dhe pjekja mbi sobe. Sot do t’ju tregojme 3 menyra te tjera, qe do ju dhurojne geshtenjat me te mira qe keni provuar ndonjehere. Pervec kesaj, nuk do lodheni fare per t’i qeruar.

Ne cdo rast rezultati eshte: geshtenja te pjekura dhe  te qeruara ne menyre perfekte. Mjafton vetem te ndiqni keshillat tona dhe te keni durim.

Menyra e pare

  • Me ane te nje thike te mpehte, prisni lekuren e geshtenjave per se gjati dhe vendosini ne nje tas qelqi.
  • Merrni nje tas tjeter qelqi dhe mbusheni me uje. Futini te dy tasat ne mikrovale dhe piqini per 5 minuta.
  • Nese kane nevoje per me shume pjekje, vazhdoni edhe per disa minuta te tjera.
  • Pasi te jene pjekur, futini geshtenjat ne nje qese letre per pak minuta.
  • Tani qerojini dhe shijojini.

Menyra e dyte

 

  • Prisni lekuren e geshtenjave ne forme kryqi.
  • Hidhini ne nje tenxhere me uje dhe ziejini derisa te marrin nje vale.
  • Kullojini dhe futini ne nje tepsi.
  • Piqini per 20 minuta ne furre, ne 220 grade.
  • Nxirrini nga furra dhe trasferojini ne nje tas, mbi te cilin keni vendosur nje pelhure.
  • Mbeshtillini me pelhure ne menyre qe te zbuten per disa minuta.

Menyra e trete

  • Ne nje tigan alumini hidhni rreth 1 kg kripe kokerrmadhe.
  • Prisni lekuren e geshtenjave ne forme kryqi dhe vendosini mbi tiganin me kripe.
  • Mbulojini me nje kapak dhe verini ne zjarr te piqen per rreth 20 minuta.
  • Trasferojini ne nje tas, mbi te cilin keni vendosur nje pelhure.
  • Mbeshtillini me pelhure ne menyre qe te zbuten per disa minuta.

Per me shume ju ftojme te shikoni videon e AgroWeb:

https://www.facebook.com/AgroWeb.org/videos/1027286960731874/

Burimi: Agroweb

femra-moderne.com