Menyra me e thjeshte per te pjekur gjelin e detit

Si te pjekim gjelin e detit?

Gjeli i detit eshte nje gatim tradicional qe ndiqet vit pas viti. Pjekja e tij per dreken e Krishtlindjeve dhe Darken e Vitit te Ri eshte nje ritual qe disa amvisa e kane pak te veshtire. Atehere lexoni disa keshilla se si te piqni ne menyre te persosur gjelin e detit dhe te merrni komplimenta nga te gjithe ata qe do ta shijojne.

Koha e pjekjes: 3 ore per nje gjel 4.5 kg
Pergatitja: 10 min

Menyra e pjekjes:

  • Parangrohni furren ne 170 grade celcius.
  • Hiqini qafen dhe te brendshmet e gjelit per te bere nje leng mishi.
  • Fshijeni gjelin me leter kuzhine dhe rregullojeni brenda dhe jashte me kripe dhe piper.
  • Mbusheni gjelin me qepe te grira, karota, molle dhe bime aromatike.
  • Vendoseni ne nje tave pjekjeje duke e mbeshtetur me kurriz. Lyejeni me gjalpe te shkrire.
  • Mbeshtilleni me leter alumini dhe piqeni per dy ore (per nje gjel 4-5 kg – shtoni 30 minuta per cdo kile plus).
  • Hiqni letren e aluminit dhe njomeni perseri me gjalpe te shkrire persiper.
  • Ngreni temperaturen e furres duke e cuar ne 220 grade C.
  • Piqeni gjelin edhe per nje ore tjeter.
  • Mbeshtilleni me leter alumini dhe lereni te pushoje per 30 minuta para se ta sherbeni.
  • Vendoseni ne nje pjatance dhe sipas deshires mund ta dekoroni me fruta, perime, pershesh ose mbi nje baze sallate jeshile e rukola.
  • Ju befte mire.

https://femra-moderne.com/disa-keshilla-te-vlefshme-per-te-pjekur-nje-gjel-deti-perfekt/

femra-moderne.com