Era e fortë e trupit shpesh tregon se ka diçka që s’shkon në organizëm. Me ndihmën e mjekut duhet të verifikoni shkaqet, për shembull, të një djersitjeje të tepruar ose të aromës jo të freskët të gojës.
Barërat e duhura
Për ata që djersijnë shumë
Një djersitje e tepruar edhe në kushte normale mund të shkaktohet nga probleme organike ose nga një tension nervor.
Eshtë e mundur të gjeni produkte natyrale që normalizojnë ativitetin e gjendrave endokrine, pra djersitjen: më e njohura është tinktura bazë e sherbelës. Pini 30 pika të holluara në ujë për 2-3 herë në ditë.
Por mund ta pini edhe në formë çaji, përpara se të flini. Zieni disa gjethe sherbelë dhe luleshtrydhe. Më pas në një filxhan me ujë të valuar hidhni një lugë të vogël nga çaji i përftuar dhe lëreni për 10 minuta. Më pas kullojeni dhe hidhini sheqer.
Derivati i vidhit (ulmus Campestris), duke vepruar kryesisht te gjendrat dhjamore, kufizon formimin e erës së keqe. Merren 40 pika, të holluara në ujë, për 2 herë në ditë.
Por nëse problemi shkaktohet nga një tension nervor, mund t’u kërkoni ekspertëve t’ju përgatisin një përzierje që t’u shtojë bimëve normalizuese të djersitjes edhe disa barna qetësuese, si lulesahat, bli, melisë ose murriz.
Për ata që kanë një aromë të keqe të gojës
Mund të përdorni sherbelën ose menten, duke përtypur disa gjethe të freskëta.
Por është shumë e rëndësishme të verfikohet që problemi nuk është i shkaktuar nga probleme të tretjes ose të dhëmbëve. Në rastin e parë mund të ndërhyni me koprën, anasonin dhe kuminin, në formën e tinkturës bazë, 30-40 pika të holluara në pak ujë dhe pijeni të paktën 15-20 minuta përpara vakteve.
Nëse keni malcime në gojë mund të bëni shpëlarje duke holluar 30 pika ekstrakt alkoolik propol në një gjysmë gote me ujë.
Kundër erës së duarve dhe të këmbëve
Për përdorim të jashtëm mund t’i shpëlani duart dhe këmbët që djersijnë shumë me një valesë 10 % lëvore lisi (Quercus robur), që ka veti antiseptike dhe tkurrëse. E njëjta valesë mund të përdoret për të normalizuar edhe yndyrën e flokëve.
Mund të përdorni edhe pudër, e cila përmban likopod (Lycopodium clavatum).
Vajrat esencialë me veprim tkurrës që mund të vihen në duar dhe këmbë ose në një pjesë tjetër të trupit janë limoni, livando, rozmarina, sherbela.
Me vajrat esencialë të përzier dhe të holluar mund të përgatiten locione për trupin, që i japin atij një aromë të mirë. Për shembull, pema e çajit dhe santali kanë veti antiseptike në lëkurë dhe qetësuese në nivelin mendor.
Kujdes
Perpara marrjes se cdo mjekimi duhet te nonsultoheni me mjekun, mbi te gjitha personat alergjikë, gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji duhet të konsultohen me mjekun përpara se të marrin ilaçe me bazë barërash.