Merluc i skuqur

Peshku merluc eshte shume i ushqyeshem fale vitaminave dhe acideve yndyrore Omega 3 qe ka ne permbajtje.

 

Peshku merluc dallohet nga peshqit e tjere nga ngjyra e bardhe e mishit, por edhe sepse eshte me e lehte per t’u konsumuar. Besojme e keni pare sa e thjeshte eshte per t’i hequr halat dhe kocken e mesit!

Merluci eshte i varfer ne yndyrna dhe eshte e keshillueshme per ata qe ndjekin nje diete me pak kalori. Peshku merluc eshte i vleresuar per permbajtjen e shume mineraleve (fosfor, jod, hekur dhe kalcium).

Duke qene nje nga peshqit me te konsumuar nga shqiptaret, ja menyra me e thjeshte per t’i gatuar: te skuqur.

Perberesit per 4 persona:

  • 1/2 kile merluc
  • miell (aq sa duhet) – nese deshironi mund ta perzieni edhe me pak miell misri
  • vaj luledielli per skuqje

Menyra e gatimit:

  • Nxehni vajin.
  • Nderkohe perzieni miellin me kripe dhe piper (mund t’i shtoni edhe pak miell misri nese keni deshire).
  • Filloni te lyeni peshqit me miell.
  • Sapo vaji te kete arritur nxehtesine e duhur, skuqini peshqit per disa minuta (afersisht per 7 minuta ne cdo ane, megjithate kjo eshte ne varesi te madhesise se tyre).
  • Kullojini dhe vendosini mbi leter kushine qe te perthithet vaji i tepert.
  • Kriposini.
  • Te shpejte dhe te shijshem.

femra-moderne.com