Merluc i pjekur ne furre

Jemi mesuar qe ta konsumojme merlucin te skuqur, por kjo recete eshte me e lehte dhe me e shendetshme, pervecse shume e shijshme. Pergatitet shume shpejt, per 5 minuta dhe mjaftojne 25 minuta pjekje per ta shijuar me pas ne pjaten e drekes ose darkes.

Perberesit per dy persona:

  • 500 g merluc
  • 2 thelpinj hudher
  • leng limoni
  • majdanoz
  • vaj ulliri

Pergatitja:

  • Pastroni, lani dhe thani peshqit.
  • Ne nje tepsi, shtroni nje leter furre dhe me pas vendosni peshqit.
  • Kriposini lehte dhe piperosini.
  • Ne nje tas te vogel perzieni vajin e ullirit me hudhren e grire, majdanozin e grire, lengun e limonit dhe pak kripe.
  • Me ndihmen e nje luge te vogel perhapni salcen e pergatitur siper peshqve.
  • Futeni tepsine ne furren e parangrohur ne 250 grade per 5 minuta. Me pas uleni temperaturen ne 200 grade dhe piqini edhe 20 minuta te tjera.
  • Sherbejeni dhe shijojeni.

Keshilla:

  • Nese doni, ne vend te lengut te limonit mund te shtoni 40 ml vere te bardhe ne tepsine e pjekjes.
  • Majdanozin mund ta zevendesoni me dege rozmarine te fresket. Futni nga nje degez rozmarine ne barkun e cdo merluci.
  • Pritni disa feta te vogla limoni dhe futini ne barkun e peshkut.

Mesoni edhe se si te pergatisni qofte me peshk merluc.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search