Femrat mund te cilesohen si seksi i dobet, por kur vjen puna tek semundjet jane me te forta se meshkujt.
Sipas nje studimi kanadez, keta te fundit kane nje sistem me te dobet imunitar dhe hasin me shume veshtiresi ne perballimin e semundjeve.
Studimi i McGill University tregon se femrat reagojne me mire se meshkujt. Forca e femrave qendron tek hormoni estrogjen qe i ndihmon te luftojne me mire infeksionet. Estrogjeni pengon nje enzime te quajtur Caspase-12 te bllokoje pergjigjen e trupit ndaj baktereve dhe viruseve.
Eksperimenti u krye tek minjte meshkuj dhe femra, te cileve iu vendos gjeni njerezor Caspase-12, por pas ketij rezultoi se meshkujt ishin te prirur ndaj infeksionit dhe vetem tek femrat estrogjeni kishte bllokuar veprimin e gjenit.
Shkencetaret zbuluan edhe vendin kur estorgjeni vepron tek gjeni qe bllokon aktivitetin mbrojtes te trupit.