Meshkujt mendojnë më shumë për ushqim sesa për të bërë dashuri

Meshkujt mendojnë më shumë për ushqim sesa për të bërë dashuri.

Edhe pse ekziston mendimi se meshkujt janë të fiksuar pas seksit, megjithatë ka diçka që duan më shumë – ushqimin dhe gjumin.

Një studim i ekspertëve në Universitetin Shtetëror të Ohios ka treguar se meshkujt nuk mendojnë për seks çdo shtatë sekonda, siç është thënë më herët, por një herë brenda orës.

Në studim janë përfshirë 163 pjesëmarrës të të dyja gjinive, të cilët është dashur ta shënojnë çdo moment kur kanë menduar për seksin, ushqimin apo gjumin. Nga rezultatet e arritura, është vërejtur se meshkujt mendojnë shumë më shpesh për ushqim dhe për gjumë sesa për seks, por për të tria gjërat mendojnë tri herë më shpesh sesa femrat.

Nga të analizuarit, kishte pasur të tillë që kishin menduar për seksin vetëm një herë brenda ditës, por edhe pjesëmarrës që kishin menduar për të pasur seks rreth 390 herë brenda 24 orëve. Megjithatë, edhe personi që ka menduar më së shumti për seks brenda ditës, i bie që të mendojë për marrëdhënie seksuale afërsisht çdo 155 sekonda, që do të thotë se bie poshtë teoria e mëparshme se meshkujt mendojnë shumë më shpesh për seks (çdo 7 sekonda).

Burimi: Revista Femra Moderne, print, gusht 2012.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search