Meteoropatia, kur moti ndikon në humorin e përditshem

Meteoropatia nuk është gjë tjetër veçse një seri shqetësimesh të vogla dhe ndenjash të bezdisshme të shkaktuara nga ndryshime të vogla të fenomeneve atmosferike, nga erërat, ndonjëherë edhe nga ndryshimet e stinëve. Larmia shumë e madhe e shqetësimeve që shkakton, të ndryshëm jo vetëm nga një herë në tjetrën, por edhe nga një person në tjetrin, si dhe mungesa e ilaçeve për këtë qëllim, e bëjnë meteoropatinë një problem më të cilin është vështirë të bashkëjetosh qetësisht.

Një sindromë në shumë nivele

> Sindroma meteoropatike nuk shfaqet gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Në përgjithësi ata qe vuajne nga meteoropatia “klasikë” janë persona që gëzojnë shëndet të mirë, por që vuajnë nga shfaqja e simptomave të mërzitshme në të njëjtën kohë kur ndodhin ndryshime të vogla atmosferike, kryesisht erërat. Në këto raste bëhet fjalë për meteoropati kryesore ose parësore. Ndër personat e prekur, ka nga ata që i “akuzojnë” simptomat në mënyrë intensive edhe për ndryshime të vogla klimaterike, por ka edhe nga ata të tjerët që i “akuzojnë” më pak ose vetëm për ndryshime të shpeshta klimaterike. Meteropatia kryesore, në mënyrë të pavarur nga intensiteti që shfaqet, mund të shkaktojë shqetësime që përfshijnë gjithë organizmin si rraskapitje të përgjithshme, ulje të presionit të gjakut, ngritje të nervozizmit dhe gjendje akthi, si dhe pothuajse gjithmonë dhembje koke.

> Meteoropatia dytësore i përket personave që vuajnë tashmë nga një shqetësim në kyçe ose muskuj, në sistemin e qarkullimit të gjakut, në aparatin tretës apo diku tjetër dhe mbi të cilat variacionet meteorologjike shkaktojnë përveç ankthit dhe acarimit edhe një përkeqësim të simptomave. Kush vuan nga artriti do të ketë dhembje të mëdha, kush vuan nga gastriti do të ketë më shumë shqetësime të bezdisshme dhe kështu me radhë. Mekanizmat e saktë që lidhin këta fenomene me ndryshimet e vogla meteorologjike nuk janë ende të qartë.

> Mendohet që të kenë një rol të rëndësishëm elektriciteti i ajrit, jonizimi negativ i shkaktuar nga erërat, përgjegjës për një ulje qoftë të niveleve të mbrojtjes së organizmit ashtu edhe të nivelit të dhembjes.

Nga dielli në shi

Ajri në lëvizje shkakton “fërkim” të grimcave, atomeve me të cilat është përbërë. Këta elektrizohen negativisht duke shkaktuar nxitje, nervozizëm, gjendje ankthi ose dhembje koke. Përkundrazi qetësia, mjergulla, lagështira e ajrit, karakteristika të ultësirave, jonizojnë ajrin në mënyrë pozitive duke shkaktuar ndonjëherë gjendje depresioni, lodhjeje ose të të ndjerit keq.

> Shiu mund të jetë shumë i dobishëm, sidomos në personat e irrituar  funksionon si qetësues natyral (sigurisht nuk duhet të jetë i shoqëruar me erë). Kjo ndodh sepse eliminon teprinë e ngarkesave elektrike në organizëm. Për të shfrytëzuar sa më shumë dobitë e shiut duhet të qëndronin nën të.

> Lajme të këqija për atë që është i detyruar të qëndrojë për shumë orë në ambiente me ajër të kondicionuar: nëse në të vërtetë është i mbrojtur nga efektet negative të erës, mikroklima e ambientit të klimatizuar në mënyrë artificiale favorizon pluhurin, gazin dhe jonizimin pozitiv që jep shumë shqetësime, përfshi këtu lodhjen dhe dhembjen e kokës.

Si t’ia bëjmë për të kuptuar nëse vuajme nga meteoropatia?

Ekzistojnë shumë pak teste që mund të konfirmojnë dyshimin e meteoropatisë dhe jo shumë të saktë.

> Në përgjithësi ka shumë mundësi që kjo sindromë të prekë atë që është i prekur nga një stres konstant, që ka pak imunitet dhe që është një tip që ka tendenca ankthi dhe nervozizmi. Mund të themi se këto faktorë paraprijnë fillimin e problemeve.

> Një kontroll që mund të jetë i nevojshëm në stabilizimin apo largimin e efektshmërisë ndaj femomeneve meteorologjike është dozimi i katekolaminave, substancave kimike (adrenalina, fenilalanina, dopamina dhe hormone të tjera të sekretuara nga gjëndrrat mbiveshkore) që hyjnë në lojë në organizëm në raste emergjencash duke mprehur vemendjen, duke favorizuar oksigjenimin e organeve vitalë dhe duke rritur ndryshimet e energjisë.

> Bëhet fjalë për një kontroll të gjakut: tepria e katekolaminave tregon se personi ka tendencë për t’u bërë meteoropatik ndërkoqë që mungesa e tregon që është më pak e ndjeshme. Kufiri i këtij kontrolli është se duhet ndjekur kur shfaqet meteoropatia, prandaj ka pak vlera për të realizuar nja parandalim.

Çfarë mund të bëhet

Nuk ekziston ende një zgjidhje e vërtetë për problemin. Pra, kush vuan nga kjo sindromë mundet vetëm të lehtësojë simptomat. Për fat të mirë pasi kalojnë turbullirat përmirësimi është i shpejtë.

Ilaçet

  • Mjeku mund të këshillojë përdorimin e qetësuesve të lehtë për të pakësuar irritimin, ankthin dhe nervozizmin e shkaktuar nga erërat. Bashkë me to ai këshillon edhe ilaçe antialergjikë të nevojshëm kundër veprimit të ndotësve të pranishëm të atmosferës.
  • Filoterapia propozon qetësues me bazë barnash: çaj kamomili, murrizi, bliri që pihen të nxehtë para se bini për të fjetur.
  • Për të rritur mbrojtet natyrale të organizmit kërkoni ndihmën e substancave antioksiduese si vitaminat A, C dhe E. Konsumoni më shumë fruta dhe perime të freskëta, peshk apo plotësues ushqimorë të veçantë.
  • Këshillohen edhe kura natyrale: masazhe, hidromasazhe në vaska me ujra termalë, si dhe llixhat që i sjellin organizmit një gjendje mirëqënieje.

Pushimet

  • Kujdes në zgjedhjen e vendit ku do të kaloni pushimet: më mirë zgjidhni një vend ku nuk ka shumë erë, diell, ku klima është në përgjithësi e qëndrueshme. Edhe deti mund të jetë tonifikues, me kusht që të mos ketë erë.

Nuk bën plotësisht pjesë të meteoropatia, por janë shumë njerëz që e konsiderojnë më shumë si një përbërëse të ngushtë të saj, si fenomen të lidhur me mungesën e diellit. Bëhet fjalë për sindromën e mungesës së dritës, shumë të pranishme në vendet e Evropës Veriore në të cilët gjatë disa muajve të vitit, përballja ndërmjet orëve të errësirës dhe atyre të dritës i vendos këto të fundit në një dizavantazh të madh.

Mungesa e dritës

Simptomat e lidhura me mungesën e dritës, vranësinë dhe netëve të gjata shfaqen sidomos në humorin e njerëzve. Arsyeja e këtij fenomeni duhet kërkuar në veprimin që ka drita në organizëm mbi të gjitha përsa i përket prodhimit të melatoninës, një hormon që rregullon ritmet biologjikë të organizmit dhe që përmirëson tonin e humorit. Drita mbërrin në tru nëpërmjet nervit optik (nerv që transmeton në qendrat nervoze nxitjet nervoze të dukshme që vijnë nga retina) dhe duke goditur retinën (membrana e brendshme e syrit që ka si detyrë kryesore rë transformojë gjurmët e dritës në impulse nxitëse, që më pas nëpërmjet nervit optik dhe rrugëve të tjera arrijnë koren e trurit në zonën oksipitale), stimulon sekretimin e melatoninës. Ulja e prodhimit të melatoninës, e shkaktuar nga një qiell i zymtë dhe me re është në bazë të depresioneve të përditshme që mund të prekin shumë njerëz në stinë të ndryshme. Kjo sindromë mund të kurohet me dritë, me marrjen e melatoninës dhe me qëndrim sa më shumë në ajër të pastër.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

spitali-amavita-logooo

Start typing and press Enter to search