Ingvar Kamprad, 90 vjec, themeluesi i Ikea-s, me një perandori që vlen 65 miliardë uuro, ka treguar gjatë një interviste për një dokumentar suedez se blen vetëm rroba të përdorura
Ai tregoi që këtë e bënte për të dhënë një shembull të mirë. Sipërmarrësi është i famshëm për stilin e jetës: prirja për të kursyer, sipas tij, i ka dhënë suksesin firmës. “Mendoj që mos të vesh asgjë që nuk është blerë në tregun e të përdorurave. Dua të jap një shembull. Është në natyrën e Smaland-ëve të jemi kursimtarë”, ka shpjeguar ai. Smaland është një rajon në Suedinë e mesme nga ka origjinen Kamprad dhe vendi ku ka lindur firma e tij.
Me 345 pika shitjeje të shpërndara në 42 vende, Ikea, vetëm në vitin 2013, ka regjistruar të ardhura vjetore 29 miliardë. Kur ishte 17 vjeç, Kamprad vendosi të përdorte paratë që i kishte dhënë i ati si vleresim për studimet, për të hapur një aktivitet. Në fillim përqendrohej vetëm te shitja me korrespondencë e artikujve të përditshëm si stilolapsa, ora dhe shkrepëse. Mobiljet u shfaqën në vitin 1950. Në 1953-shin qendra e ndërmarrjes u transferua në Älmhult, në jug të Suedisë. Aty u hap dhe dyqani i parë. Megjithatë suksesi në shkallë botërore nisi në vitin 1965, kur firma u transferua në Stokholm. “Specialiteti” i saj u ishin propozimi i artikujve dizajn me çmime të leverdisshme dhe që mund të bliheshin nga pjesa më e madhe e popullsisë.
Kursimtar apo koprac?
Megjithëse në vitin 2006 revista Forbes e kishte vendosur Kampard në vendin e katërt, në listën e njerëzve më të pasur në botë, miliarderi duket se eshte shume kursimtar edhe me shume per veten. Në vitin 2008, miliarderi është ankuar për faturën e kripur prej 22 eurove që kishte paguar për një prerje flokësh në Vendet e Ulëta. “Zakonisht, i pres flokët vetëm kur shkoj në një vend që është në rrugën e zhvillimit. Hera e fundit ka qenë në Vietnam”, ka thënë ai për një gazetë.
Ne rastin e tij, ja vlen te permendim edhe ate thenien e famshme, qe kopraci jeton i varfer dhe vdes i pasur.