Millefeuille: Si te pergatisim vete embelsiren e preferuar

Millefeuille apo milfei, sic i themi ne shqip, eshte ajo embelsira e shijshme me shume peta te holla dhe me krem te bute pasticerie ne mes.

Një ëmbëlsirë e thjeshtë, e zbukuruar me sheqer pluhur persiper. Mesoni me poshte se si ta pergatisni.

Perberesit per 6 persona:

  • 1 It qumesht
  • 2 vanilje te fresketa ose pluhur
  • 250 gr sheger kristal
  • 80 gr. niseshte
  • 4 veze
  • 1 kuti pete sfoliate te gatshme
  • Sheqer pluhur per dekorim

Menyra e gatimit:

 

  • Pergatisim kremin e pasticerise. Perziejme fort sheqerin, niseshtene dhe vezet deri sa te behet nje perzierje homogjene.
  • Vendosim nje tenxhere ne zjarr me qumeshtin dhe vaniljet. Presim sa te marr qumeshti 2 vale, direkt heqim qumeshtin nga zjarri dhe mbi te hedhim masen qe pergatitem me siper, duke perzier lehte me luge druri qe te mos ngjitet kremi.
  • Pastaj jashte zjarrit leme kremin te pushoje sa te pergatisim shtresat e sfoliates ne nje tepsi duke i shpuar me nje pirun nga siper dhe i pjekim per 2 minuta ne furre ne 200 grade.
  • Ne te njejten temperature prape furren e kthejmë ne procesin e ajrit dhe e pjekim peten rreth 20 min. Nga njera ane dhe duke e shtypur me dore qe te shfryhet peta, e kthejme nga ana tjeter per 20 min te tjera.
  • Nxjerrim petet dhe presim tre pete 15 cm me 25 cm. Shtrojme peten e pare dhe me anen e nje luge ose qese pasticerie vendosim kremin qe pergatitem me siper, pastaj shtojme peten e dyte persiper, vazhdojme perseri me te njejten menyre mbushjeje, vendosim peten e trete ku mbi te me ne fund hedhim sheqer pluhur te situr.

Keshille: Ne qofte se kemi kohe ne dispozicion embelsiren e pergatisim ne momentin e fundit. Arsyeja eshte qe petet mos te zbuten po te qendrojne te shkrifta.

femra-moderne.com