Mini pica me patellxhane

E kujt nuk i pelqen pica. Zor se ka njeri qe i thote “jo” nje cope te mire pice. Imagjinoni po te behet fjale per nje pice pa brume, si ne kete rast. Brumin e kemi zevendesuar me feta patellxhani.

Koha: 40 minuta

Perberesit per 20-24 pica te vogla:

  • 2 patellxhane te medha, te prera ne feta 1.5 cm te trasha
  • 650 gr salce domatesh
  • 20 feta djathe provolone ose mozzarella
  • 100 grame domate-qershi te prera
  • 1 tas spinaq i fresket
  • 1/2 luge kripe

Pse patellxhanet i bejne mire shendetit

Menyra e gatimit:

  1. Parangrohni furren ne 220 grade. Ne dy tepsi shtroni leter furre dhe vendosni fetat e patellxhanit.
  2. Kriposini dhe hidhni pak piper nese deshironi.
  3. Piqini patellxhanet per 15-20 minutea. Nxirrini nga furra.
  4. Cojeni furren ne opsionin e skares.
  5. Perhapni ne cdo patellxhane nga nje luge salce domatesh. Shtoni djathin, pak spinaq te fresket dhe domatet-qershi. Futini ne furre dhe piqini per 3-5 minuta.
  6. Sherbejini te ngrohta.
  7. Nese deshironi, mund t’i konsumoni mes dy fetave buke integrale, si sanduic.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search