Rezultatet e studimit nga Universitetit të Miçganit tregon se miqtë e mirë janë burim lumturie e mirëqënie
Kush gjen një mik, gjen një thesar thotë shprehja e famshme popullore. Por përveçse të gjesh miqësi, duhet edhe t’i mbash ato gjatë gjithë jetës.
Gjitashtu po aq e rëndësishme është edhe të krijosh miqësi të reja. Veçanërisht në një moshë të rritur është mjaft thelbësore. Këtë e tregon sot një studim që konfirmon se kjo lloj shoqërie mund të jetë një burim lumturie dhe mirëqënieje, ndonjëherë më shumë se ajo e familjes.
Studimi është bërë nga William Chopik i Universitetit të Miçganit dhe është publikuar në Personal Relationship.
Rezultatet e këtij studimi të kryer me 280 mijë njerëz në 100 shtete treguan se si lidhjet familjare dhe shoqëritë janë të lidhura me kushte më të mirë të shëndetit dhe mirëqenies në kompleks. Madje me moshën, krahasuar me raportet familjare, shoqëritë bëhen edhe më të forta.
Nga studimi, ata që i kishin dhënë më shumë pikë rëndësie miqësisë në jetë kishin deklaruar një shëndet më të fortë. Dhe kjo, sipas autorit, edhe sepse ndonjëherë raportet me familjarët mund të jenë stresuese.
femra-moderne.com