Skinny jeans duket se ka ikur pergjithmone dhe i ka lene vendin disa xhinseve te tjera, me te rehatshme.
Deri pak kohe me pare xhinset skinny ishin zgjedhja e pare per cdo femer, por blogeret e modes e kane thene fjalen e tyre per kete teme: koha e tyre ka ikur.
Si shumica e trendeve, orientimi drejt veshjeve te rehatshme ka filluar qe ne sfilatat e modes. Ne fillim e nisen Vetements dhe Marques’ Almeida duke futur neper sfilatat e tyre xhinset e dikurshme. Dhe tani i shohim kudo ku shkojme.
Sipas Elle, femrat sot po blejne xhinse me shume se kurre. Kjo edhe per arsye se ne shumicen e dyqaneve mund te gjenden me cmime te arsyeshme.
Skinny jeans mund te rikthehen ndonje dite (sic bejne tendencat gjithmone, shkojne e vijne), por tani le te shijojme rehatine e xhinseve te lira dhe voluminoze. Tani po qe mund te marrim fryme lirisht!