Mish derri me barishte dhe kajsi


Mish derri me barishte dhe kajsi

Përgatitja: 5 minuta
Pjekja: rreth 10 minuta
Për racion: 230 kalori; 13 g yndyrna (3 g prej të cilave janë të ngopura); 11 g karbohidrate.

Përbërësit për 4 persona

  • 350 g fileto derri, prerë në 12 feta rrumbullake;
  • disa degëza rozmarinë e freskët;
  • 2 thelpinj hudhre, të shtypura;
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 200 g kajsi komposto;
  • lëngu i ½ limoni.

Menyra e pergatitjes

  1. Rrihni çdo copë mishi, në mënyrë që të piqen më shpejt. Vendosni një tigan në vatër me nxehtësi mesatare.
  2. Copëtojeni rozmarinën në një tas të madh. Shtoni hudhrën, vajin e ullirit dhe mishin e derrit. Kriposini dhe piperosini, përziejini mirë. Vendosini copat e mishit në tigan, me racione, dhe skuqini për 1-2 minuta në çdo anë. Hiqini nga tigani dhe ruajini në të ngrohtë.
  3. Hidheni shurupin e kajsive në tiganin e nxehtë. Gërryeni mbetjet e ngjitura në tigan, shtoni lëngun e limonit dhe kriposeni. Copëtojini trashë kajsitë dhe shtojini në tigan së bashku me racionet e mishit. Ziejini për 1 minutë. Ndajini racionet në 4 pjata dhe hidhuani salcën sipër.

Këshilla

Shërbejeni me…
Patate dhe lakër romane. Prisni dy patate të mëdha në kubikë dhe ziejini për 10-12 minuta në ujë të valuar. Kullojini mirë dhe copëtojini trashë me një shuk gjalpi dhe pak qumësht. Zieni në avull lakrën romane – nevojiten rreth 450 g për 4 persona – ndërkohë që ziejnë patatet.

femra-moderne.com