Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Mish gjeli me verë – Coq au vin
, / 71 0 0

Mish gjeli me verë – Coq au vin

SHARE
Mish gjeli me verë - Coq au vin

Përgatitja: 20 minuta
Pjekja: një orë e gjysmë
550 kalori për racion

Përbërësit për 6 persona

Një gjel rreth 1,5 kg, gjysmë litre verë e kuqe, 12 qepujka, një fetë pancetë 100 gramëshe, 2 thelpi hurdhë, 24 kërpudha champignon, një gotë konjak, gjalpë, një tufë trumzë, 2 gjethe dafinë, një tufë majdanoz, 2 lugë vaj ulliri, miell, kripë, piper

Përgatitja

  • Pastroni gjelin. Hiqni të brendshmet, lajeni dhe priteni në copa.
  • Qëroni hurdhën dhe qepujkat. Pritini përgjysmë.
  • Lidhni bashkë dafinën, trumzën dhe majdanozin.
  • Prisni në copa pancetën.
  • Prisni përgjysmë kërpudhat. Hiqni pjesën e dheut, lajini me kujdes me ujë të rrjedhshëm dhe pritini përgjysmë.

Gatimi

  • Ngrohni në një tenxhere 20 g gjalpë dhe vaj. Shtoni qepujkat dhe skuqini për 5 minuta.
  • Shtoni gjelin, pancetën, hurdhën, barërat dhe kërpudhat (1). Hidhni kripë dhe piper.
  • Njomeni me konjak dhe ngrini flakën. Kur pija të ketë avulluar, shtoni verën (2).
  • Lëreni të ziejë, më pas uleni flakën në minimum. Vini kapakun dhe lëreni të ziejë, duke e përzier herë pas here, të paktën për një orë e 15 minuta.
  • Punoni 30 g gjalpë me një lugë miell, bëni disa toptha dhe shtojani gjelit. Lëreni për 5 minuta, përziejeni dhe servireni (3).

Shefi i kuzhinës e bën kështu

Tenxherja ideale për të gatuar biftekun e të tjera të këtij lloji është një tenxhere e rëndë, me fund të trashë. Sepse i lejon nxehtësisë të përhapet në mënyrë të njëjtë dhe mishi ka kohë të bëhet dalëngadalë, pa u ngjitur. Tenxheret në gizë janë të përsosura.

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.