Misteret me te medha natyrore qe kane habitur njerezimin

Misteret me te medha natyrore qe kane habitur njerezimin

Ne boten tone ka kaq shume mistere, të cilat ndër shekuj kanë habitur njerëzimin. Ndonëse shkencëtarët kanë kaluar vite për të shpjeguar fenomenet e çuditshme, nuk kanë arritur që tu japin zgjidhje. 

Përbindëshi i Loch Ness

Rezultate imazhesh për loch ness
Në vitin 1933 Daily Express publikoi fotografinë e një përbindëshi në liqenin e Loch Ness në Skoci.

  • U hodhën shumë teori mbi eksiztencën e përbindëshit. Disa besojnë se në liqen ka një përbindësh që i përket kohës prehistorike.

Krateri  Patomskiy

Rezultate imazhesh për Patomskiy crater

Në vitin  949 gjeologu rus Vadim Kolpakov zbuloi një formë të çuditshme gjeologjike në formën e një gypi në rajonin Irkutsk të Siberisë, të cilën e quajti “foleja e shqiponjës”. Koni i madh, i quajtur Patomskiy  për shkak të lumit që ndodhet aty pranë, ishte objekt i disa ekspeditave. Shkencëtarët pretendojnë se është zhvilluar 350 vjet më parë dhe mund të jetë frut i një procesi gjeologjik, të shkaktuar ndoshta nga gazi që vjen nga baza e kraterit.

  • Origjina është shumë e diskutueshme: disa këmbëngulin se është frut i një impianti meteori, të tjerë flasin për një shpërthim nuklear, duke vënë në dukje se zona nuk është vullkanike dhe ka dyshime të tjera se mund të jetë krijuar nga alienët.
  • Krateri Patomskiy  është në analizë të vazhdueshme edhe për një fakt tjetër: koni vazhdon të ndryshojë formën e tij dhe pemët që ndodhen afër, rriten më shpejt se të tjerat.

Pylli i Hoia Baciu

Rezultate imazhesh për Hoia Baciu

Ky pyll ndodhet në Transilvani, është bërë i famshëm për fantazmat dhe për formën anormale të pemëve.

  • Shumë njerëz kanë raportuar fenomene të pashpjegueshme në këtë pyll: dikush pretendon se lekura e tyre ka pesuar djegie apo skuqje të pashpjegueshme, një tjetër me humbjen e kujtesës, madje ka edhe nga ata që thjesht janë “mbytur” nga frika se kanë parë fantazmat.
  • Disa mendojne se pylli eshte nje rruge per nje tjeter dimension. Kjo bazohet tek historia me e famshme qe ka te beje me pyllin. Nje vajze e vogel 5 vjecare humbet ne pyll. Te gjithe e kerkuan, por nuk gjeten gje. Shpresat e prinderve kishin humbur, kur 5 vjet me vone, banore te zones aty prane gjeten vajzen duke qare ne kufi te pyllit. Ajo nuk e kishte idene sa kohe kishte e humbur, rrobat ishin si te sapoveshura dhe vajza nuk ishte rritur asnjecike.
  • Pavarësisht kësaj, pylli është i bukur me pemët e tij anormale.

Dritat Hessdalen

Rezultate imazhesh për Hessdalen

Harald Dale në vitin 1997 në Hessdalen të Norvegjisë, vuri re disa drita të çuditshme në qiell. Dritat kishin ngjyra të ndryshme. Disa persona e panë të njëjtin fenomen dhe dolën që të bënin fotografi. Dritat shkëlqenin me intensitete të ndryshme ngjyrash.

  • Ende nuk ka një zgjidhje të këtij misteri: teoritë e ndryshme përfshijnë pluhurin e grimcave të djegshme, reflektime dhe UFO.

Vijat Nazca

Rezultate imazhesh për Nazca
Vijat e Nazcas ndodhen në shkretëtirën e Nazcas në Peru. Misteri ende nuk është zgjidhur dhe se në lidhje me to ka disa teori, se si janë realizuar meqë janë të dukshme vetëm nga lart.

  • Dyshohet se janë krijuar 2000 vjet më parë, kur nuk kishte mjete fluturuese.
  • 13 linjat, formojnë më shumë se 800 harta që përfshijnë profilet e stilizuara të kafshëve të përbashkëta në fushë si: balenë, papagall, hardhuca e gjatë më shumë se 180 metra, merimanga e madhe, e të tjerë.

Kembemadhi

Rezultate imazhesh për bigfoot

Bigfoot, momo, Yeti; ka kaq shumë emra për këtë krijesë legjendare. Bëhet fjalë për një gorille që ecën me dy këmbë. Thuhet se është parë në shume shtete, sidomos në Amerikë. Ekzistenca e saj mbetet ende një mister.

Rruga Bimini

Rezultate imazhesh për Bimini road
Në vitin 1968 një grup zhytësish zbuluan në Bahamas nën rërën e bregut të Biminit një varg të madh blloqesh prej guri, me formë të përkryer dhe të lëmuar që formonin një rrugë 1 km të gjatë.

Disa shkencëtarë e përshkruajnë një gjë të tillë si një fenomen natyror, ndërsa të tjerët si fryt i mbetjeve antike të qytetërimit te humbur te Atlantis, ose te nje qyteterimi tjeter të përmbytur.

Zhurma misterioze e Taos Hum

Imazh i ngjashëm

Një nga misteret e natyrës më tërheqës është lëvizja apo zhurma e Toas.

  • Lëvizje e Taos është një fenomen që në vitet ’70, u regjistrua në Nju Meksiko. Bëhet fjalë për një zhurmë e dëgjueshme për veshin e njeriut dhe është e ngjashme me atë të motorit. Zhurma duket si e largët. Burimi dhe natyra e saj mbeten mister.

Pyka e aluminit të Aiud

Rezultate imazhesh për Aiud aluminium
Një objekt  në formën e pykës u gjet pak kilometra nga Aiud i Rumanisë, në brigjet e lumit Mures në vitin 1973.

  • Bëhet fjalë për një bllok aluminit, i njëjte me kokën e një çekiçi. Objekti i gjet pranë eshtrave të një mamuthi dhe për këtë u mendua se ai rreth 11 mijë vjet i vjetër. Por alumini u zbulua në vitin 1808.
  • Analizat e shkencëtarëve janë të paqarta. Dashamirësit e UFO-ve, besojnë se pyka ka ardhur nga hapësira.

Stonehenge

Gurët pezull të Stonehenge, ndodhen në Amesbury të Wiltshire, Anglisë, rreth 13 km në veri-perëndim të Salisbury në Piana të Salisbury.

  • Ata janë studiuar për njëkohë të gjatë dhe misteri është i lidhur me disa gurë të mëdhenj, në formë rrethi dhe ende nuk dihet se pse është ndërtuar kjo strukturë.

femra-moderne.com