Kur kombinohet mjalte me hudher ju jeni duke marrë një ndihmë te madhe për të ndihmuar organizmin tuaj dhe per të luftuar dhimbjet e fytit, ftohjet dhe gripin.
Hudhra është një përforcues i fuqishëm i imunitetit. Ajo është shumë e efektshme kundër infeksioneve bakteriale, virale dhe fungale. Mjalti, sidomos ai i paperpunuari, gjithashtu ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-fungale. Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pagatuar. Por kush eshte ne gjendje te kete eren e hudhres ne goje gjate gjithe kohes? Kur bashkohet me mjaltin, hudhra nuk ka me ate shijen e forte dhe eren e rende, gje qe e ben me te lehte per konsum.
Pervec ketyre, mjalti dhe hudhra parandalojne nje sere infeksionesh. Parandalojne kancerin dhe semundjet e zemres si dhe ndihmojne ne sherimin e plageve. Konsumimi i hudhrës ul tensionin e lartë dhe kolesterolin, parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake, parandalon zhvillimin e arteriosklerozës, lufton ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, infeksionet dhe forcon imunitetin.
Për ta konsumuar hudhrën, këshillohet ta qëroni dhe shtypni dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë alicini, përbërësi më aktiv i hudhrës, është më i shëndetshëm. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se hudhra jep më shumë përfitime nëse konsumohet me stomakun bosh, pasi një stomak i mbushur e ka më të vështirë të përthithë elementët ushqyes të saj.
Shurupi me mjalte dhe hudher – antibiotiku i fuqishem natyral
Si te pergatisni shurupin mrekulliberes
- Ju duhen 20 luge mjalte dhe 10-15 thelpinj hudher. Qeroni dhe grini hudhren. Me pas perzijeni me mjaltin dhe ruajeni shurupin ne nje kavanoz qelqi. Vuloseni fort dhe lereni per nje jave.
- Nese doni mund te veproni edhe keshtu: Shtypni 2-3 thelpinj hudhër dhe përziejini me një lugë mjaltë dhe konsumojeni rregullisht çdo ditë.