Mjalti Manuka prodhohet në Zelanden e Re nga nektari i pemes Manuka. Ky mjalt është perdorur që në lashtësi për të trajtuar sëmundje te ndryshme.
Mjalti njihet per vetite e tij anti-bakteriale. Mjalti nga Manuka (që merret nga nektari i lisit manuka) është mijëra vjet i vjetër dhe është mjalti më i shëndetshëm në botë. Gjithashtu ky mjalt stimulon prodhimin e qelizave speciale të cilat riparojnë indet e dëmtuara nga infeksionet. Per me teper, ky mjalte është anti-inflamator dhe pasi aplikohet, në menyrë të shpejtë redukton dhimbjet dhe inflamacionet.
Përberësit e mjaltit Manuka
- Hydrogen peroxide është një nga përbërësit e mjaltit, i cili i jep veti antibiotike. Por disa lloje mjaltesh, përfshirë Manuka, kanë edhe disa përbërës të tjerë me veti antibiotike.
- Përbërësi kryesor në mjaltin Manuka i cili është shumë anti-bakterial , është methylglyoxal (MG). MG është një komponent i cili gjendet në shumicën e llojeve të mjaltit por në sasi shumë të vogël.
- Në Mjaltin Manuka, MG vjen i kombinuar me një tjetër komponent i cili është dihydroxyacetone, i cili gjendet në një sasi shume të madhe në nektarin e luleve manuka. Mendohet se MG është ai që i jep mjaltit manuka kaq shumë fuqi antibiotike.
- Sa më i lartë përqendrimi i MG, aq më i lartë është edhe efekti antibiotik.
- Prodhuesit e mjaltit kane zhvilluar një shkallë për matjen e fuqisë së mjaltit Manuka, e cila quhet UMF (Unique Manuka Factor). UMF korrespondon me koncetrimin e MG. Që mjalti Manuka të jetë mjaftueshem potencial duhet që të jetë të paktën 10 UMF.
Nese kerkoni te bleni kete mjalte, sigurohuni qe te kete mbishkrimin “Manuka” dhe origjininen “Zelanda e Re” pasi nuk prodhohet ne vend tjeter.
Benefitet e mjaltit Manuka per lekuren
- Banorët e Zelandes se Re e përdorin për përgatitjen e tonikëve dhe lëngjeve te ndryshme. Por përdorimi kryesor i mjaltit Manuka është për trajtimin e plagëve dhe djegieve. Kur vendoset mbi plagë, mjalti absorbon ujin dhe e than atë, e substancat perberesi te tij me fuqi anti-mikrobike, shkatërrojnë mikroorganizmat që infektojnë plagën.
- Ndihmon edhe te këto probleme: ekzema, dermatiti, aknet, infeksionet me kërpudha, pezmatimet, ënjtjet, etj.
- Me gjithe vlerat e larta mireberese te ketij mjalti, shume firma kozmetike kane filluar ta perdorin ne formulat e ndryshme te kremrave per trajtimin e probleme te lekures.
Benefitet e mjaltit Manuka per shendetin
Në mënyrë të hatashme shëron infeksionet dhe përdoret atëherë kur antibiotikët nuk ndihmojnë. Mjalti Manuka përdoret gjithashtu edhe për qellime të tjera. Ketu përfshihen:
- Parandalimi dhe trajtimi i kancerit
- Reduktimi i kolesterolit te lartë
- Reduktimi i inflamacionit
- Trajtimi i diabetit
- Trajtimi i infeksionëve të veshit, syrit dhe të sinusit.
- Trajtimi i problemeve të stomakut.
- Ndihmon ne rastet me astme dhe alergji
- Ndihom ne rastet e anemise
Ky mjaltë ndihmon atje ku ilaçet standarde nuk ia dalin të ndihmojnë. Merrni një lugë, tri herë në ditë, por nëse keni të bëni me inflamacione akute, duhet të hani nga një lugë çdo orë.