E kemi marre vesh te gjithe tashme qe Çiljeta ka zvogeluar gjoksin ne minus tre masa (nga 6 ne 3). Problemet shendetesore e kane detyruar artisten te shkoje ne sallen e operacionit dhe te kryeje kete nderhyrje, por cilat jane keto shkaqe, kur dhe pse eshte mire te kryhen keto lloj operacionesh? Dr. Agim Karaj i eshte pergjigjur pyetjeve tona.
Gjiri i madh mund te jete i bukur per t’u pare, por femrat qe i kane mund te kene shume veshtiresi ne jeten e perditshme. Gjinjte e mëdhenj dhe të rënde mund të shkaktojnë dhembje qafe dhe kurrizi, acarim të lëkurës dhe probleme me posturen. Tërheqja e vazhdueshme e gjinjve të rënde mund të bëjnë qe rripat e sytjenave te lënë prerje te dhimbshme në shpatulla. Kirurgjia e zvogëlimit te gjirit mund t’i eleminoje këto probleme në shumicën e rasteve. Ja pse Çiljeta i eshte drejtuar operacionit.
Ne kemi pyetur dr. Agim Karaj, i cili gjate karrieres se tij si kirurg ka operuar edhe femra qe kane vuajtur nga gjigandomastia. “Te paturit gjinj te medhenj quhet gjigandomasti dhe shume gra qe kane gjinjte e medhenj ndiejne rendese, dhimbje shpatullash dhe dhimbje kurrizi, qe i pengojne shume gjate jetes. – thote prof. dr. Karaj.
“Shkaqet e gjigandomastise jane me shume hormonale, – thote dr. Agim Karaj, shef i kirurgjise prane Spitalit Amavita, Tirane. – “Ne saje te nje stimulimi estrogenik te shtuar gjinjte rriten, keshtu qe shume gra kerkojne qe t’i zvogelojne, te bejne reduksion mamar, i cili eshte disa llojesh. Gjinjte zvogelohen ne menyre kozmetike, lehtesohen, ngrihen me lart, keshtu lehtesohen edhe dhimbjet e shpatullave, edhe dhimbjet e kurrizit. Keshtu grate kane nje konfordabilitet shume te mire”.
Te njejtat shkaqe duket se e kane shtyre edhe kengetaren Ciljeta, per te kryer kete operacion disa dite me pare. Dikur ne vendin tone nuk beheshin operacione te tilla, por tani kane filluar te kryehen edhe ne Shqiperi. Femrat zakonisht i ngaterronin dhimbjet e shpines dhe shpatullave qe vijne per shkak te gjinjve te medhenj me reumatizmen, por ne ditet e sotme ato nuk ngurrojne t’i drejtohen mjekut per te marre diagnozen e sakte. Dhimbja vjen per shkak te peshes se madhe te gjinjve. Prandaj edhe numri i ketyre operacioneve te reduksionit mamar sa vjen e rritet.
Ky operacion eshte nje shpetim per te gjitha ato femra qe vuajne nga dhimbjet qe i shkaktojne gjinjte e medhenj dhe ndjejne efektet e mira te reduksionit mamar. Per kete arsye, nese edhe ju keni te njetat simptoma, duhet te merrni seriozisht ne kosiderate nje vizite tek mjeku specialit, per te pare nese ju nevojitet nje nderhyrje e tille.
“Ka raste kur, gjate barres, gjinjte rriten edhe me shume, duke arritur masa gjigande, grate ankohen per shume dhimbje, dhe ne rast se pas lindjes nuk zvogelohen, perseri keshillohet reduksioni mamar” – vazhdon dr. Karaj, i cili mendon se e vetmja zgjidhje per grate qe kane kete problem eshte zvogelimi i numrit te gjoksit.
Reduktimi i gjinjve shkon pertej veshtiresive per te gjetur veshjet e duhura, apo arsyeve kozmetike. Sigurisht qe permiresimi i gejndjes shendetesore eshte ne rend te pare, por redukuksioni mamar eshte nje menyre e mire edhe per permiresimin e jetes se perditshme dhe permiresimin e performances ne sporte dhe aktivitete te tjera.
Disa aktivitete fizike mund të jenë te dhimbshme ose të vështira, madje edhe te “cuditshme” për gratë që kanë gjinj te mëdhenj, duke i bere grate te mos japin maksimumin e tyre ne ato fusha ku mund te jene edhe kampione. Doktor Karaj na tregon rastin e nje kampioneje vrapi ne 400 metersh ne Kanada, e cila per shkak te sikletit dhe shqetesimeve te tjera qe i sillnin gjinjte e medhenj qe i tundeshin fort gjate vrapit, ju nenshtrua nje operacion si te Ciljetes per te arritur rezultate edhe me te larta ne profesionin e saj.