Edhe pse mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë, mrekullia qe ndodhi me pas deshon se ekziston nje fuqi e mbinatyrshme
Lindja e dy binjakëve pas vetëm 23 javësh u konsiderua si një rast tepër i vështirë dhe kishte pak shanse që ata të mbijetonin. Por tani ata pritet të festojnë ditëlindjen e tyre të parë javën e ardhshme duke sfiduar në këtë mënyrë edhe parashikimet e mjekëve.
Cadence Moore peshonte vetëm 481 grame, ndërsa vëllai i saj Jaxson peshonte vetëm 141 gram. Binjakët lindën me prerje cezariane me 23 Shtator të vitit të kaluar pas një ndërhyrje emergjente.
Në pamundësi për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, pridërit Jourdan 32 vjeç dhe Matt Moore 33 vjeç i adoptuan si embrione, pasi një mik u kishte sugjeruar një donacion.
Zonja Moore kishte vuajtur nga shumë sëmundje të rënda për të cilat kishte përdorur edhe ilaçe. Për pasojë kjo kishte bërë që ajo të mos mbetej shtatzënë prej 10 vitesh. Pas adoptimit të embrioneve, shtatzënia e saj vijoji normale dhe në maj çifti zbuloi se së shpejti do të jenë prindër të binjakëve jo-biologjikë. Por, pas 23 javësh shtatëzania shkoi keq pasi foshnjat lindën para kohe.
Mjekët i paralajmëruan prindërit të përgatiteshin për më të keqen, pasi nuk kishte shans që ata të mbijetonin, por gjithçka shkoi jashtë parashikimeve dhe mrekullia ndodhi. Fëmijët janë gjallë dhe prindërit presin t’u festojnë atyre ditëlindjen javën që vjen.
Zonja Moore shtoi: “Shkalla e mbijetesës për jetën e dy fëmijëve të mi ishte vetëm 21 për qind. Mjekët nuk na dhanë asnjë shpresë, por unë nuk mund të hiqja dorë nga dy fëmijët e mi të mrekullueshëm. Tani mund të them se mrekullitë ndodhin. Ne kemi dy fëmijë të bukur të cilët pas pak ditësh do festojnë ditëlindjen e tyre të parë”, u shpreh nëna e fëmijëve.