Mode: 32 ide kombinimesh per dimrin

Mode: 32 ide kombinimesh per dimrin

Jeni duke kerkuar per nje ndryshim ne menyren tuaj te te veshurit? Deshironi ndonje ide te re per t’u kombinuar keto dite dimri? Nese pergjigjja juaj eshte po, atehere ju jeni ne vendin e duhur. Ndersa shikoni keto foto do te zbuloni edhe se cili eshte kombinimi juaj i preferuar. 

Duket sikur dimri ju jep me pak ide per t’u veshur me stil? Nese ju ndodh qe per shkak te klimes se ftohte te ndiheni keshtu, ju kemi pergatitur nje galeri me foto ku me siguri do gjeni frymezim qe ju duhet. Keto jane disa kombimime veshjesh vertete te mrekullueshme dhe per te gjitha shijet.

Ju mund t’i kombinoni veshjet qe keni ne dollap duke u mbeshtetur tek keto ide dhe do vazhdoni te jeni e pashme dhe terheqese edhe gjate dimrit. Nese deshironi mund te mesoni disa sekrete se si te perditesoni pamjen tuaj, duke klikuar ketu.

  • Pervec streceve te zakonshme dhe xhinseve, edhe strecet e lekures kane fituar nje vend te rendesishem ne veshjet e ketij sezoni.
  • Te gjitha ngjyrat jane te pranueshme kete vit per stinen e dimrit, jo vetem e zeza dhe tonet e erreta. Kete dimer ngjyrat jane kudo. Lexoni disa keshilla te thjeshta per te kombinuar ngjyrat gjate dimrit, duke klikuar ketu. Ose mund te preferoni te visheni e gjitha me te bardha. Po, edhe pse eshte dimer, mund t’i shikoni ketu disa ide.
  • Kapela & kapuci i thurur si dhe shalli jane jo vetem domosdoshmeri gjate dimrit, por edhe aksesore mode.

 

Ju mund t’i shperndani fotot tuaja te preferuara qe t’i shohin edhe mikeshat tuaja dhe gjithashtu mund te na tregoni idete dhe mendimet tuaja ne seksionin e komenteve me poshte.

femra-moderne.com