Modele flokesh: Si të bëjmë një gërshet bisht peshku (Video)

Deshironi te dini se si te beni nje gershet bisht peshku? Shikoni me poshte…

Nuk dini se si te beni nje gershet bisht peshku? Mos u shqetesoni, nuk jeni e vetmja. Por mbase beni mire te dini se kapja e flokeve gershet eshte nje nga aftesite me te thjeshta qe mund te merrni. 

Duke ndjekur keto udhezime te thjeshta, nuk do ta keni te veshtire te mesoni se si behet nje bisht peshku. Dhe me kete rast do t’i jepni flokeve tuaj nje look ndryshe sa here te deshironi. Me pak fantazi mund te krijoni modele nga me te ndryshmet. Erdhi koha te nxirrni ne pah stilisten e flokeve qe gjendet brenda jush.

  • Pasi t’i krihni floket, kapini bisht me ndihmen e nje llastiku flokesh, por mos e shtrengoni shume fort.
  • Tani ndani floket në dy pjesë te barabarta.
  • Merrni një pjesë të hollë floku nga ana majtë dhe futeni atë brenda në flokë, duke e kaluar në anën e djathtë. Pra, merreni nga ana e  majtë dhe kalojeni poshtë flokëve në të djathtë. Me fjalë të tjera, një pjesë e flokëve tuaj, praktikisht ka dalë nga sipër pjesës së majtë dhe ka kaluar poshtë pjesës së djathtë.
  • Përsëriteni të njëjtën gjë nga ana e majtë në të djathtë, deri sa të mbaroni të gjithë flokun dhe të arrini në fund.
  • Më pas lidhni flokët me një llastik, në mënyrë që gërsheti të mos prishet. Mos harroni te hiqni llastikun e pare.

Nese nuk e keni kuptuar akoma shume mire, mund te shikoni kete video:

femra-moderne.com