Keto jane disa nga modelet me te pershtatshme per floket ne nje dite me shi.
Nëse edhe ju vuani me floket tuaj ne ditet me shi, sepse ju shpupurisen dhe jane gjithmone te pabindur, atehere lexoni ketu. Nuk keni nevoje te shkoni ne parukeri, sepse mund t’i rregulloni edhe vete ne shtepi. Ka disa modele te thjeshta qe mund të sajosh vetë, për të mos u dukur të parregullta.
Kapja e flokëve bisht është thuajse nje reagim spontan. Ky model eshte një nga zgjedhjet më të shpeshta sepse është mënyra më e shpejtë dhe që nuk do fare mundim. Bisht i kapur lart apo poshtë, fort apo lirshëm, çrregullt apo me kujdes, është gjithmonë zgjidhje e zgjuar!
Flokë e kapur topuz, ashtu si bishti, është një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, e minutës së fundit. Mund të zgjidhni një formë të çrregullt ose elegante, njësoj si balerinat klasike.
Nese nuk dini cila prerje flokesh ju shkon me shume, lexoni per metoden feng shui.
Flokët e çrregullt ose me onde, janë nje tjeter alternative. Flokët e drejtë, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të lagështirës se sa flokët kaçurrel. Nëse keni flokë të butë dhe doni t’i bëni me onde, mund t’i bëni gërshet, në mënyrë që të keni një efekt të çrregullt pas zgjimit.
Jo me kot thone se floket jane gjysma bukurise se femres. E keni vene re sa mire ju ben te ndiheni thjesht nje krehje? Perkujdesjet e duhura per floke te shkelqyer mund t’i lexoni duke klikuar ketu.
Flokë si të lagur, një nga mënyrat më të mira për të ‘rregulluar’ flokët në ditët me shi. Për ta arritur, duhet të aplikoni pak xhel por jo në sasi të madhe. Është i këshillueshëm për femrat që kanë modele flokësh të shkurtër.
Stilimi i flokëve në shtëpi nuk ka pse te jete i frikshem. Lexoni ketu disa ide te thjeshta te vlefshme.
LEXONI:
Modelet e reja per floke mesatarë
Modelet e reja te flokeve me gjatesi mesatare do ju pelqejne jashte mase. Shikoni propozimet e stilisteve me te njohur te flokeve.