Molle te pjekura: pse jane aq te shendetshme (dhe si t’i gatuajme)

Te konsumosh molle te pjekura eshte nje zakon shume i mire dhe i shendetshem.

Mollet e pjekura janë përdorur për qëllime të ndryshme, për shembull, ajo lufton kapsllëku dhe gjithashtu përmirëson tretjen. Për më tepër, ajo është nje ushqim i shkëlqyer në shije. Natyrisht qe jo të gjithë e pelqejne mollen te gatuar, por ajo patjetër mund të jetë një ide origjinale si embelsire, kur ka njerëz të ftuar në shtëpi për drekë apo darkë.

Ja per cfare ndihmojne mollet e pjekura:

  • Nese konsumoni rregullisht molle te pjekura eshte nje menyre e mire per te rene nga pesha. Kjo sepse molla eshte nje frut pak kalorik, i cili favorizon edhe reduktimin e mbajtjes se lengjeve ne trup si dhe permireson mireqenien fiziologjike te flores se zorreve.
  • Mollet e pjekura jane nje menyre e mire per te mbajtur nen kontroll perqendrimin e kolesterolit dhe glicemine, efekt i garantuar mbi te gjitha nga prezenca e larte e pektines.
  • Gjithashtu, mollet e pjekura e mbajne ne shendet te mire floren bakteriale intestinale (te zorreve).
  • Duke nxitur nje aktivitet te shendetshem intestinal, mollet e pjekura ulin mundesite per kapsllek dhe ju ndihmon nese ju vuani prej ketij shqetesimi.
  • Ndër përfitimet e tjera të mollës se pjekur është aftësia e saj për të luftuar aciditetin e stomakut.
  • Pjekja e ben kete frut me te tretshem, ne krahasim me variantin e gjalle. Prandaj eshte e keshillueshme per bebet dhe femijet.
Mollet e pjekura jane te shkelqyera per t’u ngrene ne mengjes, si embelsire, por edhe mes vakteve.

Pjekja ne avull

Pjekja ne avull eshte menyra me e mire e gatimit, qe garanton ruajtjen me te larte te vlerave ushqyese te molleve dhe te frutave ne pergjithesi. Molla eshte nje frut i embel nga natyra, prandaj nuk eshte e nevojshme te shtoni sheqer. Por ata qe pelqejne shijet intense mund ta rregullojne shijen duke is htuar pak kanelle ose xhenxhefil para pjekjes.

Pjekja ne furre

Ndizni furren ne 200 grade dhe pasi ta keni lare dhe thare mire mollen, vendoseni ne nje pjatance te vogel dhe piqeni per te pakten 20 minuta.

Pjekja ne tave

Molla duhet te pritet ne feta dhe duhet pjekur rreth 10 minuta, ne nje tave ku keni shtuar edhe pak uje. Edhe ne kete rast mund te shtoni pak kanelle dhe sheqer kaf, per ta kthyer ne nje embelsire te shendetshme.

femra-moderne.com