Lengun e turshive mund ta konsumoni per te perfituar keto vlera shëndetësore:
1. Per te qetësuar muskujt dhe ngercet
Një studim i publikuar në Revistën Medicine & Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Lëngu i turshisë ka rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulare. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton te pini 1/3 e nje filxhani me lëng turshie.
2. Ndihmon me hidratimin
Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t’u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mire, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme. Gjithsesi, eshte e keshillueshme te flisni me mjekun perpara se te filloni konsumin e ketij lengu.
3. Është lëng pa yndyrë që të ndihmon të dobësohesh
Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare. Lengu i turshive nuk ka yndyre, por ka disa kalori, sasia e te ciles varet nga perberesit qe ka lengu i turshise.
4. Është i përballueshëm nga ana financiare
Nëse jeni konsumator i rregullt i turshive, duhet të dini që nuk keni nevojë të shpenzoni para te tjera për pijet sportive. Edhe nëse nuk hani turshi, mos refuzoni lëngun e turshisë, si një alternativë shumë e lirë për të gjitha pijet që zakonisht rekomandohen gjatë stërvitjes.
5. Përmban antioksidantë
Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë. Gjithashtu, vitaminat C dhe E nxisin sistemin imunitar, pervec shume roleve te tjera mireberese për organizmin.
6. Mundet t’ju ndihmojë në përpjekjet për të rënë në peshë
Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumimi ditor i uthullës në doza të vogla mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, sic raportohet edhe ne Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry. Ata qe kane konsumuar uthull, jane dobesuar me shume se ata qe nuk e kane konsumuar fare.
7. Ndihmon në mbajtjen nen kontroll te nivelit të sheqerit në gjak
Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, tregoi per efektet e konsumit ne doza të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave, aq më të shëndetshëm mund të jeni.
8. Ndihmon shendetin intestinal
Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
9. Kopra eshte e shendetshme
Zgjidhni turshi qe kane koper brenda, pasi ka me shume shume potencial mireberes. Kopra permban quercetin. Quercetin ka vlera per uljen e kolesterolit. Pervec kesaj, kopra ndihmon edhe per shume probleme te tjera shendetesore si: mostretje, dhimbje stomaku, gazra dhe shqetesime te tjera te aparatit tretes.
10. Ëmbëlson aromën e gojës
Edhe pse ndoshta ne fillim nuk ju pelqen ndjesia ju ju jep lengu i turshise ne goje, duhet te dini qe ky leng ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Bakteret ne gojen tuaj mund te shkaktojne ere te keqe. Por edhe uthulla, edhe kopra kane efekte anti-bakteriale. Ky kombinim do t’ju ndihmoje ne freskimin e gojes pasi te konsumoni lengun e turshise.