Mot i nxehtë, rekomandimet e ekspertëve të ISHP-së

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë përgatitur udhëzuesin me këshillat që duhet të ndjekin veçanërisht kategoritë më të rrezikuara për të shmangur ndërlikimet e rënda në shëndet.

Moti i nxehtë që ka mbërthyer vendin prej javësh ka shtuar fluksin e pacientëve që u janë drejtuar urgjencave spitalore me komplikacione. Të sëmurët kronikë, moshat e treta si dhe fëmijët e vegjël janë ndër grupet që kanë pasur më shumë nevojë për ndihmën e bluzave të bardha për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga vapa në shëndetin e tyre.

Specialistët e ISHP-së rekomandojnë:

  • Konsumoni sa më shumë ujë,
  • shmangni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me kafeinë,
  • vishuni lehtë dhe në përshtatje me motin,
  • rralloni lëvizjet,
  • mbani freskët shtëpinë tuaj,
  • shmangni qëndrimin në hapësirat e mbyllura

Sipas specialistëve, efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Këto efekte do të varen nga koha e ekspozimit ndaj diellit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit si dhe intensiteti i ekspozimit. Gjithashtu, këto efekte do të varen edhe nga mosha dhe gjendja shëndetësore. 

femra-moderne.com