Motrat shqiptare nderohen me çmimin “Dean’s Honor Roll” si ndër studentet më të mira në “Canadian Mennonite University”.

Motrat shqiptare, Klejdia dhe Kasandra Hila, janë studente në një nga universitetet më të njohura në Kanada, e së fundmi janë nderuar me një nga çmimet më të mira si ndër studentet më të mirat në Universitet, shkruan albinfo.ch.
Studentet shqiptare janë me prejardhje nga Lezha e Shqipërisë. Ato studimet po i përfundojnë në Winnipeg të Kanadasë. Rezultatet e tyre të studimeve janë treguar të suksesshme dhe janë nderuar nga autoritetet e Universitetit të Mennonite me çmimin “Dean’s Honor Roll” për arritje të larta akademike nga “Canadian Mennonite University”.

Urime motrave Hila si edhe të gjithë nxënësve dhe studentëve për mbylljen me sukses të vitit akademik.
Të dy motrat shqiptare gjuhën shqipe e shkruajnë dhe e flasin bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj.
