Mrika Krasniqi sjell per here te pare Javen e Modes Shqiptare ne Amerike

Mbase disa nga ju nuk e njohin, por emri i Mrika Krasniqit eshte nga me te lakuarit nder shqiptaret e Kosoves dhe Diaspores.

Mrika eshte nje femer e fuqishme dhe mjaft e talentuar, pronare e kompanise filmike Nil Production me qender ne Kosove dhe New York, eshte edhe themeluese e nje agjensie mode ne New York, e cila synon promovimin e stilisteve shqiptare ne tregun amerikan. E reja e fundit qe sjell Mrika eshte Java e Modes Shqiptare, e cila vjen per here te pare ne Amerike.
Mes anazhimeve te punes, familjes dhe femijeve ajo tregon se e arrin gjithcka fale vendosjes se harmonise mes zemres dhe mendjes.

Intervistoi: Rea Hyseni   /   Fotot: Avni Selmani

Mrika, ju jeni nje nga femrat me te realizuara shqiptare. Sa e veshtire ka qene per ju te arrini ketu ku jeni sot?

Nuk mendoj se jam femra me e realizuar shqiptare. Ka plot femra shqiptare qe kane emer te respektuar ne bote. Nderkaq une, thjesht i kam vene vetes nje liste te gjate te gjerave  qe dua t’i  realizoj. Me kompanine time Nil Production kam dashur qe te ndertoj Festivalin e Filmit Shqiptar ne Amerike, ia dola bashke me ekipin tim qe ketu e kater vite, edicioni i 5-te do te zhvillohet ne muajin shtator. Kam dashur qe te ndertoj nje Agjensi Mode ketu ne New York qe te lidh disajneret nga Europa dhe Amerika, ja ku jemi; me daten 27 mars do te zhvillohet Albanian Fashion Show ne kuader te Albanian Fashion Week 2016. Asgje nuk eshte e lehte, por pothuajse gjithçka eshte e mundur.

Si ju duket gjendja e femrave ne Shqiperi dhe Kosove ne ditet e sotme, krahasuar me femrat shqiptare qe jetojne ne Diaspore?

Eshte dallim vetem gjeografik. Ne Shqiperi e Kosove sigurisht se ka me pak mundesi zhvillimi, por edhe konkurrenca eshte shume me e vogel. Atje eshte pak me kollaj te behesh me e mira dhe ta mbash ate reputacion. Ketu, edhe mund te behesh me e mira, por me nje konkurrence kaq te madhe duhet te luftosh e te punosh shume per te qendruar vertikalisht. Ketu vertete mundesia  dhe vendi eshte me i madh, por edhe “peshqit jane me te medhenj”.

Shumë nga projektet tuaja kane vetem emrin tuaj si producente, regjisore, skenariste. Nga i keni trasheguar gjithe keto dhunti dhe aftesi?

Une kam perfunduar Akademine e Arteve ne Prishtine, dega e Artit Dramatik. Kam bere Master per Multimedia dhe Administrim Publik. Kam punuar per shume kompani Europiane e Amerikane, por kompanine time te Produksionit e kam themeluar qysh me 2004. Shumicen e projekteve te mia i realizoj me kompanine time, por kam edhe shume bashkepunime te tjera. Nuk mendoj se kam diçka te trasheguar nga ato gjera qe i bej, thjesht me pelqen ta sfidoj veten ne gjithçka qe ka te beje me Art.

Është hera e pare që në New York organizohet Albanian Fashion Week, ideatore dhe producente jeni ju. Si po shkojne pergatitjet?

Po, eshte hera e pare qe po behet nje organizim kaq i madh per prezantimin e disajnereve shqiptar. Kishte nje kohe qe po e mendoja nje gje te tille, dhe pas  punes shume te gjate dhe angazhimeve e konsultave qe kam pasur, krijova nje tjeter kompani ketu ne New York me emrin Albanian Fashion Agency, pastaj nje staf te gjere njerezish, te cilet jane angazhuar dhe po punojne per te realizuar te paren Jave te Modes Shqiptare ne Amerike, qe do te startoje me daten 25 mars dhe do te mbaroje me 30 mars 2016. Ndersa vetem data 27 mars do te jete e hapur edhe per publikun shqiptaro-amerikan. Ditet e tjera jane vetem me ftesa. Eshte hera e pare dhe njerezit jane shume entuziaste. Kam marr qindra telefonata, urime e pergezime. Kjo me ka dhene edhe me shume force qe te rrisim standardin e pergatitjeve.

Cili eshte qellimi i ketij eventi?

Qellimi i ketij eventi eshte qe te prezantohen kreacionet e disajnereve shqiptare dhe te krijohet nje ure lidhese ne mes Europes dhe Amerikes ne menyre qe disajnereve shqiptar t’u krijohet nje mundesi me shume ne tregun amerikan. Ne synojme qe kjo te behet tradicionale, por Albanian Fashion Agency, ka ne plan-programin e saj edhe shume aktivitete te tjera kryesisht ne fushen e modes.

Cilet jane disa nga stilistët qe do të prezantojnë krijimet e tyre ne kete event? Po modelet do jene vetem shqiptare…?

Stilistet qe do te jene prezent jane: Vjollca Llapashtica, Blerina Kllokoqi-Rugova, Valdrin Sahiti, Lexi Spaqi, Bora Balaj, Tatjana Ljarja, etj. Pastaj, kemi Hairstylist Kastriot Lleshi-Kaci, Nazim Salihu, makeup artists Sellma Kosumoviq, Shqipe Namani etj. Agjencia jone ka perzgjedhur 15 modele te nacionaliteteve te ndryshme qe jetojne ketu ne Amerike. Kemi edhe emra te njohur ne kete fushe, por do t’i leme surprize per naten e 27 marsit.

Mrika , ju jeni nje femer me mendje shume pjellore, keni realizuar dokumentare dhe vepra te ndryshme. Nga e gjeni gjithe frymezimin per projektet tuaja?

Une thjesht po bej punen qe di te bej me se miri. Ne te gjithe kemi aftesite tona mendore ne te berit diçka me mire se kushedo tjeter. Ndonjehere te merr kohe derisa e kupton se ku eshte zemra jote, e kur zemra me te vertete don diçka, mendja gjithmone nenshtrohet dhe lufton per gjetjen e menyrave me te pershtateshme per te arritur qellimet tuaja. Une i kam vendosur ne harmoni te dyja: zemra-mendja.

Cilat jane hapat e radhes per agjencine tuaj Albanian Fashion Agency?

Pas Fashion Week, kam dy disajner te njohur nga Azia qe do t’jua prezantoj ne New York kreacionet e tyre vere-vjeshte 2016. Gjithashtu edhe bashkepunime te tjera.

Ju gjithashtu keni edhe kompaninë tuaj të produksionit “Nil Production”. Ku ka me shume aktivitet per kete kompani, ne Prishtine apo New York?

Aktualisht kam dy ekipe qe punojne paralelisht ne kuader te Nil Production. Ekipin ne Prishtine me te cilet kam realizuar kryesisht shumicen e dokumentareve te mi, si dhe ekipin ne New York me te cilin realizoj Festivalin Albanian Film Week, pastaj  kam realizuar nje contest nderkombetar per skenare qe perfundoi ne muajin shkurt dhe rezultatet e te cilit do te prezantohen ne muajin prill. Po ashtu kam nje projekt per film te metrazhit te gjate ketu ne NY, dhe aktivitete te tjera.

Here pas here vini me projekte te reja dhe te medha. Cilat jane planet tuaja per te ardhmen?

Kam disa projekte, por pas Fashion Week do te fokusohem ne ndertimin e nje fondi per te mbeshtetur skenaristet. Mendoj qe te jete nje Contest i pervitshem per filma te metrazhit te gjate, matrazhit te shkurter si dhe dokumentar. Kam dhe plane te tjera te cilat do t’i prezantojme ne vazhdim.

Na tregoni dicka per jeten tuaj personale dhe private…

Nuk me pelqen te flas per jeten time personale. Vetem mund te them se kam nje familje shume te dashur dhe jam nana me e lumtur ne bote.

Si e kalon Mrika  kohen e lire?

Me familjen, sigurisht.

Keni nje pamje shume te kuruar dhe lexueset tona do ishin shume kurioze te dinin cilat jane “sekretet” tuaja te bukurise?

Faleminderit! Nuk jam shume e dhene pas preparative kozmetike, por me pelqen te mbaj nje higjiene te lekures cdo nate para gjumit.

femra-moderne.com