Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adela Xhamani. Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit. Në momentin e ngjarjes ajo ndodhej në banesën e saj.
Shkau i vdekjes: Mospërputhje mes raportit policor dhe autopsisë
Raportet policore dhe ato të autopsisë nuk kanë përputhje mbi shkaqet e vërteta të vdekjes se Adeles.
Në raportin e policisë, thuhet se gazetarja ka qenë epileptike, fakt që mohohet nga familjarët dhe miqtë.
Adelajda ka qenë shumë mirë me shëndet teksa të afërmit kanë përmendur vetëm një moment para rreth dy vitesh kur ajo kishte humbur ekuilibrin.
Përkundër analizave në Shqipëri dhe jashtë, nga mjekët nuk ka mundur të vërehet asnjë komplikacion shëndetësor deri sot, kur pas një infarkti të papritur në zemër, Adela u shua përgjithmonë.
Ndryshe, raporti i autopsisë krahas shkakut – infarkt në zemër, thuhet se nuk ka asnjë shenjë dhune në trupin e së ndjerës e cila jetonte vetëm në Tiranë.