Ndërron jetë vogëlushi Kristi Maze

Ndërron jetë në spitalin e Bergamos vogëlushi Kristi Maze. U prehsh ne paqe bir i vogel.

Një lajm i trishtë vjen nga spitali i Bergamos në Itali. Djali 10-vjeçar vuante nga tromboza në mëlçi, për të u mblodhën shuma para, u bë një fushatë e tërë mediatike, por Kristi nuk ia doli dot. Vogëlushi Kristi Maze nuk ka mundur të jetojë pas operacionit.

Kristi ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos.

Maze iu nënshtrua operacionit për transplantin e mëlçisë që zgjati rreth 12 orë. Sipas mjekëve të stafit, vogëlushi nuk arriti të mbijetojë pasi trupi nuk e përballoi transplantin. Sipas stafit të mjekëve vdekja e Mazes erdhi nga komplikacionet që ndodhën gjatë ndërhyrjes mjaft të vështirë kirurgjikale.

Rasti i vogëlushit po hetohet nga autoritetet e policise se Bergamospër të zbardhur të gjithë ecurinë e operacionit.

Sot nuk është një ditë e trishtë vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët.

femra-moderne.com