Ndiheni e lodhur? Mbase ju mungon magnezi

E turbullt, nervoze, e trishtuar, e lodhur… Nëse ndiheni kështu, kontrolloni menjëherë ushqimet që vendosni në tavolinë. Ndoshta po varfëroni rezervat tuaja të magnezit, minerali thelbësor për shëndetin tuaj. Zbuloni se për çfarë shërben. Dhe se si të mos ju mungojë asnjëherë

Nëse mineralët do të ishin aktorë, magnezi me siguri do të zgjidhej për të interpretuar rolin e Hirushes. Sepse është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, por në të njëjtën kohë është pak i njohur: në fakt për të nuk flitet pothuajse asnjëherë. Kjo mungesë magnezi mund të ndihet duke shkatuar lodhje, acarim dhe luhatje humori.

Kështu nuk do t’ju mungojë asnjëherë

Çdo ditë duhet t’i fusim trupit tonë 150-500 miligramë magnez. Për ta siguruar këtë sasi mjafton të respektojmë një rregull të artë të 5 vakteve ditore midis frutave e perimeve. Fatmirësisht, të ruajmë rezervat tona të magnezit nuk është aspak e vështirë, edhe pse organizmi ynë është në gjendje të rregullojë përthithjen e këtij minerali në bazë të asaj që marrim nëpërmjet ushqimit. Por kjo nuk është e gjitha. Magnezi gjendet në pothuajse të gjitha ushqimet, edhe nëse janë të pasura me bimë me gjethe jeshile, fruta të thata, çokollatë e zezë, mielli i sojës dhe mishi.

Ngërçe? Mund të shfaqen pikërisht nga mungesa e magnezit dhe kaliumit

Një mineral, miku i femrave

Një përbërës i zgjedhur nga gjinekologët për të zbutur shqetësimet që prekin femrat përpara ardhjes së ciklit. Magnezi ka një efekt qetësues dhe kundër trishtimit: zbut gjendjet e acarimit dhe luhatjet e humorit. Por mund të lehtësojë edhe spazmat e barkut falë veprimit të tij “kalciumantagonist”: është në gjendje të sjellë në ekuilibër sasinë e kalciumit që është thelbësor për shëndetin e muskujve, por që është përgjegjës edhe për kontraktimet e dhimbshme të mitrës.

Një fazë tjetër në jetën e femrës ku magnezi të vjen në ndihmë është shtatzënia. Përveç të tjerash mund të ndihmojë nënat e ardhshme të flenë më mirë dhe zbut ngërçjet e muskujve që mund të shfaqen sidomos nga java e 25-të.

Plotësuesit: po, jo, kur

Për të korrigjuar një defiçit të lehtë të magnezit mjafton të kujdesemi pak më shumë për ushqimin tonë, duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe të larmishme dhe duke shmangur dietat e shpikura vetë. Një integrator plotësues magnezi është i dobishëm për të zbutur dhembjet e sindromës paramenstruale dhe, i shoqëruar me kaliumin, ndihmon nëse vuajmë nga ngërçet. Por, në përgjithësi, është kaq e lehtë të furnizohesh me këtë mineral në tavolinë, saqë është e nevojshme që përbërësin ta marrim nën kontrollin e mjekut dhe vetëm në raste të veçanta. Një mbidozë magnezi mund të shkaktojë probleme dizanterie dhe lodhje veshkash.

Synoni tek arrat dhe frutat e thata
Frutat e thata janë shumë të pasura me magnez: kanë efekte energjizuese dhe janë kundër trishtimit. Në veçanti, arrat braziliane dhe bajamet. Por kini kujdes: arrat dhe të tjerat janë shumë kalorike (për shembull, 100 g arra të furnizojnë me 689 kalori

Kontrolloni dietën dhe stresin

Të ngrënët në mënyrë të larmishme dhe të ekuilibruar është rregulli bazë që na lejon të kontrollojmë dozën e magnezit që i nevojitet trupit tonë për të funksionuar më mirë. Duke ndjekur një dietë shumë të fortë, pa prurjen e duhur energjitike të mishit dhe me përmbajtjen e ulët kalorike, rrezikon të varfërojë rezervat tona të magnezit. Sidomos nëse po kalojmë një periudhë lodhjeje psikofizike të fortë e të zgjatur. Magnezi është thelbësor edhe në përçimin korrekt të impulseve nervore. Rezultati? Kur jemi nën stres, organizmi ynë përdor një sasi më të madhe se zakonisht. Frutat, perimet dhe mielli i plote janë ushqime shumë të rëndësishme për shëndetin tonë dhe përmbajnë sasi shumë të mira magnezi. Rrugë të lirë kanë edhe fibrat, por vetëm brenda një programi ushqimor të larmishëm dhe të bilancuar.

Nëse termometri ngrihet

Një tjetër faktor i rrezikshëm që mund “t’i vjedhë” magnezin organizmit tonë është temperatura e lartë. Kur temepraturat arrijnë nivele rekord, është e pashmangshme të mos humbasësh principe ushqyese midis të cilëve, magnezi dhe kaliumi, ku ky i fundit është i domosdoshëm për të rregulluar kontraktimin e rregullt muskulor dhe kufizuar ngrëçet.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search